Lidhje


Zhgënjim dhe përplasje në Izrael: ‘Trump e detyroi armëpushimin me Libanin, fitorja totale dështoi!’

 

Mediat izraelite sugjerojnë pakënaqësi publike për marrëveshjen e armëpushimit. 

 

Komentatori politik Abed Abou Shhadeh, me bazë në Jaffa, Izrael, ka folur për Al Jazeera lidhur me armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit. Ai tha se marrëveshja është “jashtëzakonisht problematike, jo vetëm për Netanyahun, por edhe për publikun izraelit, të cilit i është premtuar për dy vite e gjysmë një fitore absolute”.

 

“Njerëzit në veri të Izraelit janë jashtëzakonisht të zhgënjyer, dhe ata janë votues potencialë të Netanyahut. Ata nuk e prisnin këtë, ashtu siç nuk prisnin që Donald Trump të shpallte këtë armëpushim,” tha komentatori politik.

 

Sipas Shhadeh, Netanyahu tani ndodhet gjithashtu “në një betejë për narrativën e asaj që ndodhi këtu, për mënyrën se si Trump e detyroi Izraelin të pranonte armëpushimin, ndërkohë që Hezbollahu mbetet i armatosur dhe shumë pranë kufijve veriorë të Izraelit.”

 

Ushtria izraelite se brenda 24 orëve të ardhshme do të vendoset një vijë ndarëse mes tyre dhe ushtrisë libaneze.

 

Pas këtij momenti, ata do të qëndrojnë në pozicionet e tyre të vendosura, por do të vazhdojnë të pastrojnë atë që e quajnë infrastrukturë të Hezbollahut, çka sugjeron se mund të vazhdojnë të hedhin në erë shtëpi dhe ndërtesa të tjera publike që i konsiderojnë ende si kërcënim.

 

Media Israel Hayom raporton se 56 për qind e izraelitëve besojnë se ushtria duhet të qëndrojë në jug të Libanit, por shton se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, partia e Netanyahut do të humbiste dy vende, duke zbritur nga 28 në 26, gjë që sugjeron se armëpushimi nuk është popullor.

 

The Times of Israel shkruan se zemërimi po rritet përgjatë kufirit verior për shkak të armëpushimit, me banorët që thonë se po paguajnë çmimin me gjak.

 

Ndërkohë, The Jerusalem Post citon një zyrtar të lartë izraelit i cili lë të kuptohet se ky armëpushim ka ndodhur kryesisht me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG