DASH ratifikon Marrëveshjen me Shqipërinë për kredinë 302 milionë dollarë për mbrojtjen
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se Shqipëria ka ratifikuar dhe nënshkruar një marrëveshje kredie prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF), e cila synon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare. Në njoftimin zyrtar Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se kredia do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimin e miratuar në samitin e Hagës për rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.