Lidhje


Media greke: Dhëndri i Trump do ta shndërrojë ishullin fantazmë shqiptar, në një projekt turistik miliarda dollarësh! Dashuria e Ivankës me Shqipërinë

Media greke i ka kushtuar një artikull projekteve të Jared Kushner në Shqipëri dhe Serbi si dhe "dashurinë” që Ivanka Trump ka shfaqur për vendin tonë.  Sazani, dikur një bazë ushtarake sekrete dhe sot një nga zonat më të paprekura të Mesdheut, njihet për bukurinë e tij natyrore dhe biodiversitetin e pasur, nga shpendët e rrallë deri te breshkat e detit.

 

Protothema kujton se lidhja e Ivanka Trump me Shqipërinë nisi katër vite më parë, kur ajo dhe Kushner u impresionuan nga Sazani gjatë një vizite të organizuar posaçërisht nga autoritetet shqiptare. Që atëherë, Kushner ka sjellë arkitektë e këshilltarë dhe ka shprehur gatishmërinë për të investuar mbi 1 miliard dollarë në Sazan dhe zonën përreth.

Read more ...


Fitoi në Strasburg pas shkarkimit nga Vettingu, prokurorja Antoneta Sevdari padit shtetin, kërkon pagat për 5 vite

Prokurorja Antoneta Sevdari ka ngritur një padi ndaj shtetit shqiptar, pak kohë pasi fitoi gjyqin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) lidhur me shkarkimin e saj nga procesi i Vettingut. Vendimi i Strasburgut, i cili konstatoi shkelje të të drejtave të saj gjatë rivlerësimit, i hapi rrugën rikthimit të Sevdarit në sistemin e drejtësisë dhe kërkesës së saj për dëmshpërblim financiar.

 

Sevdari kërkon kompensimin e plotë të pagave të pamarra për një periudhë pesëvjeçare, që nga momenti i shkarkimit e deri më sot, si dhe pagesën e kontributeve shoqërore e shëndetësore. Në kërkesë përfshihet edhe periudha kur ajo ishte anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga viti 2019 deri në vitin 2021.

Read more ...


Qeveria shpall “luftë” ndaj parasë CASH: Kufizimet e reja rrezikojnë qytetarët, bizneset e vogla dhe liritë ekonomike

Qeveria ka shpallur nisjen e nismës kombëtare “Cashless Albania 2030”, e cila synon të zhdukë gradualisht pagesat me para fizike, duke i zëvendësuar me ato digjitale. Ministrja Delina Ibrahimaj njoftoi se objektivi është që deri në vitin 2030, 60% e pagesave në vend të jenë elektronike, ndërsa përdorimi i CASH-it të reduktohet në minimum. Megjithatë, kjo politikë ka ngritur shqetësime të forta për pasojat që mund të ketë tek qytetarët dhe bizneset e vogla.

 

Sipas vendimit, duke nisur nga janari, qytetarëve do t’u kufizohet blerja me para fizike deri në 50 mijë lekë, ndërsa çdo tregtar do të detyrohet të ofrojë një mënyrë pagese elektronike. Nga administrata shtetërore, CASH-i do të hiqet plotësisht.

Read more ...


Zbardhet skema/ Si e manipuloi PS votën e diasporës

Nga Luli Progni/ BIRN

 

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Leonardi* mori një mesazh të papritur nga Shqipëria, por përgjigja ishte gati instiktive. “Më vjen keq, nuk i votoj ata njerëz. Mos ma kërko”! Mesazhi mbërriti në telefonin e tij bashkë me lutjen për të votuar Partinë Socialiste nga kushëriri i tij me origjinë nga Tropoja, punonjës i administratës publike në Tiranë.

Read more ...


“Je ne pergjim”/Ja si oficeri antiterrorit informonte trafikantet e droges

Ish oficeri ti arrestuar, Igli Haxhiaj, e paralajmëroi trafikantin e drogës se e gjithë familja e tij ishte në përgjim. Në dosjen, janë të gjitha bisedat kur Igli Haxhiaj i thotë Denis Myftiut se “Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat në përgjim dhe bëj kujdes kur flet”,. Madje i thotë se këtë e ke pa pagesë, kur i shkruan sze “kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket”. 

 

“Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme kuptohet se informacioni që ofron shtetasi Igli Haxhiaj te personi tjetër është informacion që lidhet me veprimet hetimore që kanë qenë duke u kryer në atë moment ndaj shtetasit Dario Myftiu. Në këtë mënyrë, shtetasi Igli Haxhiaj ka informuar personin tjetër për veprimet e përgjimit telefonik dhe është i gatshëm që ti ofrojë edhe informacione të tjera, por në këmbim të përfitimeve monetare, duke i thënë se, “Nqs do info te tjera bojn lek” dhe “Nje informacion kudrejt nje pagese”, argumenton SPAK në dosje.

Read more ...

XS
SM
MD
LG