Lidhje


Greqia përzgjedh me Inteligjencë Artificiale 25 mijë punonjësit më të dalluar të administratës, shpërblim deri në 2,000 euro

Të paktën 25000 nëpunës civilë do të marrin bonuse deri në 2000 euro këtë vit në Greqi, me një vlerësim dhe përzgjedhje të bërë nga Inteligjenca Artificiale. Ministria e Brendshme tha se po përgatit një bonus për punonjësit më të dalluar të sektorit publik me pagën e 13-të, si pjesë e zbatimit universal të bonusit të produktivitetit për vitin 2025.

 

Ministri i Brendshëm Thodoris Livanios dhe zëvendësministrja përgjegjëse Vivi Charalambogianni arritën një dyfishim të shumës që do t’u jepet drejtuesve produktivë në sektorin publik, duke e rritur shumën specifike në 40 milionë euro.

Read more ...


Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik në Vatikan.
 
Ajo, përmes një videomesazhi, tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit. E para e vendit shpreson që të merret vendimi i shumë pritur për njohjen nga Vatikani, gjë që do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në kontinentin evropian. Osmani tha se e ka ftuar Papa Leo XIV për të vizituar Kosovën.

Read more ...


Kurti diskuton sigurinë me komandantin turk të KFOR-iz Ulutaş

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në zyrat qendrore të KFOR-it nga Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas, në një drekë pune.

 

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Ulutas diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, si dhe mbi situatën e sigurisë. Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.

Read more ...


Shqiptarët dhe “priftërinjtë” në të njëjtën bandë: Trafikonin drogë dhe emigrantë në Greqi

Një 40-vjeçar grek, i njohur si Vasilis Vezyreas, i cili në rrjete sociale prezantohej si “Kryepeshkop i Athinës dhe i gjithë Greqisë i Paleo-Otologëve”, është arrestuar në Rodos me dy kilogramë kokainë. I njëjti person është një ish-model dhe youtuber, që në të kaluarën ka mbajtur post kishtar me emrin Ati Parthenios, por është shkarkuar nga Kisha e Greqisë në vitin 2002 për sjellje të papërshtatshme.

 

Sipas Policisë Greke, 40-vjeçari ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikim droge dhe transport të paligjshëm emigrantësh. Ai kishte krijuar një imazh publik si klerik dhe përdorte rrjetet sociale për të fituar popullaritet, ndërsa në prapaskenë bashkëpunonte me një grup të strukturuar që operonte në disa rajone të vendit.

Read more ...


Prezantohen dronët e parë “Made in Kosova”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se industria e mbrojtjes dhe teknologjisë së dronëve po zhvillohet me hapa konkretë brenda vendit. Ai ka njoftuar se Kosova po shndërrohet në një shtet prodhues të pajisjeve ushtarake, përfshirë dronët luftarakë.

 

Gjatë një vizite në Gjilan, bashkë me kryetarin Alban Hyseni, Kurti vizitoi kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarakë “Skifteri” dhe të dronëve civilë të zhvilluar nga “Future Minds Academy” dhe MIGA SkyShield MAR.

Read more ...

XS
SM
MD
LG