Udhëtarët që e frekuentojnë këtë pikë-kalimi me Shqipërinë në Vërmicë do të kalojn ë pa pengesa. Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar, shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.
Urdhër-arresti për Milan Radoiçiç, serbi kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar një urdhër arresti për Milan Radoiçic dhe 19 serbë të tjerë, për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Kërkesa është bërë nga Prokuroria Speciale.
“Ata dyshohet se në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur “Ura e Taliqit” në Gjakovë nga data 7maj e deri me datë 10 maj të vitit 1999, bashkë me pjesëtaret e forcave ushtarake dhe policore serbe të uniformuar, filluan të hynin shtëpi për shtëpi, ku me forcë dhe kanosje i nxorën nga shtëpitë të gjithë personat që ishin prezent duke ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe më pas i vranë gjithsej 106 civil të nacionalitetit shqiptar”, njoftoi Gjykata Themelore e Prishtinës.