Kosovë:Pitbulli futet në shkollë, kafshon nxënësit dhe policët që erdhën për ndihmë
Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ndodhi në shkollën e fshatit Shirok, në Suharekë, ku një qen pitbull hyri në ambientet e shkollës dhe sulmoi disa nxënës.Policia e Kosovës njofton se përveç nxënësve, qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policorë të cilët janë përpjekur ta kapin.
Më vonë u publikuan edhe pamjet kur qeni hyn në korridorin e shkollës, ndërsa nxënësit shihen duke ikur. Në pamje shihen edhe persona të rritur që u aludua se janë pjesë e stafit të shkollës, pra mësimdhënës.