Lidhje


Gastroenterologu në Gjilan shpëton fëmijën 2-vjeçar, ia heq nga stomaku baterinë e telekomandës

Gastroenterologu Besnik Elezi ka realizuar me sukses heqjen e një baterie telekomande nga stomaku i një fëmije 2-vjeçar. Rasti është trajtuar në ordinancën e tij, ndërkaq, Elezi këtë rast e ka publikuar në faqen e tij në Facebook.

 

“Largohet nga stomaku bateri e telekomandës te fëmija 2 vjeç K.Sh.”, ka shkruar Elezi, duke ndarë edhe disa fotografi nga procedura. 

Read more ...


Përfundoi numërimi, LVV fitoi bindshëm më së shumti vota

Pas gati një muaji, më në fund u numëruan të gjitha votat e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Tani kanë mbetur edhe dy ditë për ankesa dhe parashtresa. Pas këtij afati shpallen zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, por pas numërimi të të gjitha votave, rezultatet janë këto.
 
 
Lista e Vetëvendosjes së bashku me Guxo dhe Alternativën ka fituar bindshëm më së shumti vota në këto zgjedhje, me 42.28% të votave. Kjo parti ka siguruar 48 mandate.
 
 
Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.96%. Kjo parti do të ketë 24 mandate në Parlament.

Read more ...


Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Një tjetër kaos ka ndodhur në vazhdimin e seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë. Një pjesë e deputetëve ndezën sërish bomba tymuese. Me atë rast kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq dhe ministrat në Qeverinë e Serbisë janë goditur me vezë, shishe me ujë, vezë dhe lëngje të ndryshme. Deputeti i Frontit të Gjelbër të Majtë, Radomir Lazoviq, ka aktivizuar zjarrfikësin në Kuvend, transmeton Telegrafi.

 

Kaos i ri ka ndodhur teksa flitej për ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë, që duhet t’u mundësojë studentëve një arsim më të lirë. Bërnabiq në disa raste i ka thënë opozitës se duke bërë kaos nuk po lejojnë plotësimin e kërkesave të studentëve: “Lërini studentët të shohin se çfarë po bëni, më vjen shumë mirë”.

Read more ...


Kosovë, Kurti kandidati më i votuar për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar numrin e votave që kanë fituar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, pas numërimit të mbi 90 për qind të votave në vendvotime.

 

Sipas rezultateve të deritanishme, pa numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga jashtë Kosovës, nga kandidtatët për kryeministër, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është më i votuari me 259.532 vota të grumbulluara.

Read more ...


Santorini nuk gjen qetësi, tërmeti i fortë 'shkund' ishullin

Për disa ditë me radhë, ishulli grek Santorini vijon të mos gjejë “qetësi” nga tërmetet, që e kanë lëkundur tokën herë pas here. Ditën e sotme ishulli është ‘goditur’ sërish nga një tërmet i fortë, i cili kishte një magnitudë prej 5.1 të shkallës Rihter.

 

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi para orës 10:00 të mëngjesit të sotëm. Po ashtu bëhet me dije se lëkundjet e tërmetit janë ndier veçanërisht edhe në Atikë. Më herët në të njëjtën zonë është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter.

Read more ...

XS
SM
MD
LG