Si i komentojnë mediat e huaja zgjedhjet në Kosovë: Nga marrëdhënia me Serbinë deri tek ndikimi i Trump
Rreth dy milionë qytetarë me të drejtë vote, do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 120 ligjvënës mes 28 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s. Këto zgjedhje gjithashtu po shihen dhe në syrin e mediave ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar një vëmendje të madhe. “Kosova shkon drejt zgjedhjeve të turbullta nga tensionet me Serbinë”, shkruan Reuters që shton se kandidatët e opozitës do të pëtballen me kryeministrin Albin Kurti, ku në fokus do të jetë ekonomia, korrupsioni dhe marrëdhëniet me “armikun e vjetër të vendit”, Serbinë.