Lidhje


BKH troket te shtëpia e Allajbeut, ngushtohet laku për kryegylenistin e Spitalit Amerikan

Në orët e para të agimit të së premtes, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar me urdhër të SPAK-ut në banesën e Klodian Allajbeut, oligarkut simbol të oligarkisë mjekësore dhe mjeshtrit absolut të pastrimit të parave në Shqipëri. I zhytur deri në fyt në dosje voluminoze penale në prokurorinë e posaçme, Allajbeu është arkitekti i disa prej aferave më skandaloze korruptive, ku paratë e taksapaguesve janë grabitur hapur dhe pa asnjë frikë nga ligji.

 

Përderisa mediat e kapura dhe të frikësuara e raportuan lajmin si një ngjarje anonime, pa guxuar t'i përmendin emrin mbretit të korrupsionit, realiteti është i qartë: Klodian Allajbeu është oligarku i parë që ndërtoi monstrën e ndërlidhur të politikës, biznesit, shëndetit të qytetarëve, buxhetit të shtetit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Read more ...


𝐒𝐤ë𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮 𝐢 𝐑𝐢𝐮

Nga Dr. Justinian Topulli
 
Ka disa fakte historike që në pamje të parë duken dytësore, por që, kur njihen siç kanë qenë, e bëjnë shumë më të qartë panoramën e së kaluarës. Historia nuk duhet lexuar me ngjyrimet ideologjike nacionaliste të mëvonshme, as me pasionet e sotme, por me besnikëri ndaj së vërtetës. Mund të shash e mallkosh gjithë ditën ata që nuk të pëlqejnë, por e vërteta mbetet ajo që është; kështu që historinë, kur e përdor si armë, mund të të kthehet edhe në bumerang.
 
Dihet se Skënderbeu u martua në një moshë relativisht të madhe dhe pati vetëm një djalë, të cilit i vuri emrin e të atit, Gjon (Ivan). Në vitin 1464, Skënderbeu bie dakord me Helena Brankoviqin për të martuar të birin, Gjonin, në atë kohë nëntë vjeç, me vajzën e Helenës, Jerinën, tetëvjeçare [1]. Jerina (Irena) Brankoviqi ishte bija e mbretit Llazar të Serbisë dhe e Helenë Paleologut, trashëgimtarja e fundit e familjes perandorake të Bizantit. Nga Irena, Gjoni pati gjashtë fëmijë, i pari i tyre Gjergji, ose ndryshe Skënderbeu i Ri.

Read more ...


Nga devijimi shpirtëror te projekti i kontrollit të masave, Fethullah Gyleni dhe logjika e “Samiriut modern”

Nga Alban Gorishti

 

Ndërsa mali Tur (mali ku Musai a.s. mori shpalljen dhe ligjin drejtpërdrejt nga Zoti) përfaqëson lidhjen e pastër me Allahun, viçi i artë (një statujë prej ari e ndërtuar nga Samiriu që prodhonte tingull për të krijuar iluzionin e “jetës”) përfaqëson deformimin e kësaj lidhjeje në diçka materiale. Ironia tragjike e atij momenti ishte se ndërsa Musai a.s., profeti që i udhëhoqi dhe i shpëtoi, po merrte ligjin hyjnor, populli i tij , Beni Israilët, që sapo kishin parë mrekulli dhe shpëtim prej Faraonit , po krijonin një zot artificial duke zëvendësuar kështu Zotin e shpëtimit me një simbol të ndërtuar nga vetë duart e tyre.Pra, po zëvendësonin udhëzimin hyjnor me një besim të mbështetur në ndjesi të manipuluara dhe iluzion.

Read more ...


A e kemi kthyer Sadakatul-Fitrin në formë, duke humbur shpirtin e saj?

Nga Alban Gorishti


Në çdo Bajram, një pyetje e heshtur endet në ndërgjegjen tonë: a po e realizojmë vërtet qëllimin e Sadakatul-Fitrit, apo thjesht po përmbushim një formë të trashëguar? Parimi i njohur në usul, “El ibra bil mekasid, (la bil eshkal)” (Ndonjëherë merret parasysh qëllimi, jo vetëm forma), na fton të ndalemi dhe të reflektojmë. Sadakatul Fitri, siç është përcjellë nga koha e Profeti Muhamed a.s, ka pasur një funksion të qartë, të pastrojë agjërimin dhe të sigurojë që i varfri të mos mbetet në nevojë në ditën e Bajramit. Pra, thelbi nuk ishte thjesht “dhënia e ushqimit”, por garantimi i një dite dinjitoze dhe të gëzueshme për çdo individ në shoqëri.

Read more ...


Nga ‘Revoltohu motër’ te marshimi i penguar për Palestinën/Kur disa marshojnë lirshëm dhe të tjerët ndalohen

Përgatiti : Alban Gorishti

 

8 Marsi, i njohur sot si Dita Ndërkombëtare e Gruas, ka një histori të qartë dhe të rrënjosur në përpjekjet sociale të grave në fillim të shekullit XX. Ai lidhet me protestat e grave punëtore në SHBA dhe Evropë që kërkonin kushte më të mira pune, paga të drejta dhe të drejta politike. Në vitin 1910, në konferencën ndërkombëtare të grave socialiste në Kopenhagë, u hodh ideja që kjo datë të shërbente si një simbol ndërkombëtar i luftës për të drejtat e grave. Që nga ajo kohë, 8 Marsi është parë si një ditë reflektimi për kontributin e gruas në shoqëri dhe për sfidat që ajo ka përballuar historikisht. Në thelb, kjo datë është një përkujtim për dinjitetin e gruas, për rolin e saj në familje dhe në jetën shoqërore, si dhe për përpjekjen e saj për barazi dhe respekt.

Read more ...

XS
SM
MD
LG