Lidhje


Italia, Inzaghi lë pas mundësinë e Gattusos: Jetesa në Arabinë Saudite më e rehatshme

Simone Inzaghi, ish-trajneri i Interit, ka folur për mundësinë e tij për të marrë drejtimin e kombëtares italiane, duke shprehur se ndihet i nderuar nga kjo propoizim, por preferon të qëndrojë në Arabinë Saudite, ku aktualisht drejton Al Hilal dhe ka ende një vit kontratë. Ai ka theksuar se vendimi i tij nuk lidhet me aspektin financiar, pasi për të nuk ishte një faktor kryesor, por lidhet më shumë me cilësinë e jetës dhe qetësinë profesionale që gjeti në vendin e ri.

 

Inzaghi shpjegon se largimi nga Italia i dha mundësinë të marrë frymë larg presionit të madh që kishte përjetuar në Serie A dhe të përjetojë futbollin në një mënyrë më të qetë, pa tensionin e përditshëm që lidhet me drejtimin e një klubi të madh si Interi. Ai shpreh kënaqësi për eksperiencën që pati në Itali dhe për sukseset profesionale të arritura, por thekson se vendimi për të kaluar në Arabinë Saudite ishte një zgjedhje e menduar për jetën personale dhe për mënyrën si dëshiron të ushtrojë profesionin e tij.

Read more ...


KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfiton edhe Shqipëria!

Komisioni Evropian (KE) ka propozuar nisjen e negociatave me gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor, për t’i përfshirë ato në regjimin e Bashkimi Evropian “Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë).

 

Programi i Komisionit Evropian “Roam Like at Home” është një rregullore e BE-së që u mundëson përdoruesve të telefonisë mobile të përdorin telefonat e tyre në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e tyre.

Read more ...


Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rrallë sigurie, duke këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin disa lokale në kryeqytet për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve për sigurinë. Në paralajmërimin e shpërndarë përmes kanaleve zyrtare, ambasada iu bën thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin ambientet e përmendura dhe të monitorojnë njoftimet për përditësime të mëtejshme mbi situatën.

Read more ...


Trump përzgjedh Mike Tyson si ambasador të politikës së re nutricioniste

Kjo është ndeshja më e rëndësishme e jetës sime, deklaroi boksieri legjendar Mike Tyson, në një aktivitet të administratës Trump kushtuar luftës kundër ushqimeve ultra të përpunuara, të konsumuara gjerësisht nga amerikanët.

 

Kampioni i famshëm i peshave të rënda ia huazoi imazhin e tij një fushate të madhe reklamuese të quajtur “Hani ushqim të vërtetë”, reklama e parë e së cilës u zbulua gjatë Super Bowl.

Read more ...


Korrupsioni i qeverisë kapërcen kufijtë/ Mediat e huaja jehonë skandalit të Ballukut

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama, lëvdohet se do ta fusë Shqipërinë në BE brenda vitit 2030, skandalet e qeverisë së tij, këtë herë i kanë kapërcyer kufijtë. Në takimet e zhvilluara me liderët europianë, Rama gjithmonë është munduar ti fshehë korrupsionet që kanë përfshirë zyrtarët e tij më të besuar, por skandali i Belinda Ballukut nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga mediat e huaja.

 

Mediat prestigjoze si La Repubblica, ReutersFox News dhe The Telegraph kanë raportuar, tensionet e zhvilluara gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, teksa thesojnë se parlamenti shqiptar ndodhet në një moment kritik, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e të besuarës së Edi Ramës, Belinda Ballukut.

Read more ...

XS
SM
MD
LG