Kurti refuzon specialen/ Vazhdon sulmin ndaj prokurorit special, nuk njeh autoritetin e tij
Albin Kurti vijon te sulmoj prokurorine special, ndersa ka perseritur se nuk do ti pergjigjet thirrjes se drejtesise, pavarsisht pergjegjesise ligjore qe ka ndaj kushtetutes se vendit.
“Unë nuk po dëshiroj që ata të vijnë, unë po ju tregoj që nuk shkoj. Nuk shkoj sepse e kam shumë të qartë planin e tyre. Ata po dëshirojnë që ta prodhojnë një xhirim të shkurtër, ose një fotografi , që .kryeministri më i pa korruptuar në Ballkan duke hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për një rast korrupsioni. Kush nuk merret a je dëshmitar a i pandehur. Edhe mua tash po më trajtojnë si i pandehur. Nuk e di a e ke vërejtur. Unë nuk jam aktor, por nuk do të pranojë ata të jenë regjisor.”