Situatë e turpshme në varrimin e Duamenës, sherr mes gruas dhe familjes së ish-futbollistit për ritet mortore
Rafael Duamena humbi jetën më 11 nëntor 2023, pas një kolapsi që pësoi në sfidën Egnatia-Partizani, teksa ish-kapiteni i rrogozhinasve u varros më 16 shkurt në Akra të Ganës, ku në ceremoninë mortore morën pjesë figura të rëndësishme të futbollit nga ai vend, nga presidenti i Federatës deri te ish-futbollistë të mëdhenj si Sulej Muntari dhe Kuaduo Asamoah. Gjithsesi, funerali për ish-yllin ganez shkoi në një mënyrë të turpshme dhe kjo për shkak të një sherri që ndodhi mes familjes së Rafael dhe bashkëshortes së tij.