Lidhje


Papa Françesku: Dy popuj, dy shtete! Kjo është zgjidhja e vetme për paqen në Lindjen e Mesme

Papa Françesku në një intervistë në ‘Che tempo che fa’ të gazetarit Fabio Fazio deklaroi se zgjidhja e vetme që stabilizon Lindjen e Mesme është krijimi i shtetit të Palestinës."Mendoj se është zgjidhja e vetme .. me dy popuj dhe dy shtete … si për Izraelin ashtu edhe për Palestinën.”, tha ai. Ai pohoi se paqja kërkon guxim nga të gjithë aktorët.

 

“Disa janë të gatshëm, të tjerët jo. Ne duhet të bindim ata me një retorikë të butë. Paqja është gjithmonë më e lartë se lufta. Për të bërë paqe, shumë herë humbet diçka, por fiton më shumë. Paqja kërkon guxim”, deklaroi Papa

Read more ...


Trump i thotë Netanyahut “thjesht vazhdo të bësh atë që duhet të bësh”

Donald Trump ka thënë se administrata e tij do të sigurohet që marrëveshja e armëpushimit të rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit do të zbatohet përmes “qeverisë së mirë”.

 

Vetëm dy ditë para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i zgjedhur ndau qëndrimin e tij për marrëveshjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme me NBC News në një intervistë ekskluzive me Kristen Welker të shtunën.

Read more ...


Erdogan: I.zraeli nuk duhet të lejohet të shkelë a.rmëpushimin e Gazës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar historinë e shkeljeve të armëpushimit nga Izraeli, duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të parandalojë shkelje të mëtejshme në mes të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës midis Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu.

 

“Izraeli, veçanërisht Netanyahu, ka një histori të konsiderueshme të shkeljeve të armëpushimit. Kjo nuk duhet të lejohet këtë herë”, tha presidenti Erdoğan në kongresin provincial të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), të mbajtur në Adana në Türkiyen jugore.

Read more ...


Los Angeles ‘post flakëve’/ Përmirësohet cilësia e ajrit për herë të parë pas nisjes së katastrofës

Pas zjarreve masive shkatërruese që prekën Los Angeles, një lajm i mirë vjen nga ekspertët e fushës. Sipas tyre, cilësia e ajrit u përmirësua këtë të enjte për herë të parë që nga fillimi i katastrofës. Cilësia e dobët e ajrit me grimca të dëmshme për organet vitale pati impakt në popullësinë mbi 18 milionë banorë të Los Angeles.

 

Cilësia e ajrit në Los Anxhelos ishte në nivele “të moderuara” të enjten në mëngjes, sipas sistemit të vlerësimit të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) të EPA-së. Cilësia e ajrit në këtë rang është mes 51 dhe 100, ose në bandën e verdhë të shkallës AQI.

Read more ...


Rrëzohet Papa Françesku, lëndon krahun e djathtë

Papa Françesku u rrëzua dhe për pasojë lëndoi krahun e djathtë, transmeton Anadolu. Siç njoftoi Zyra për media e Vatikanit, Papa Françesku u rrëzua në shtëpinë "Domus Sanctae Marthae", të njohur gjithashtu si Shtëpia e Shën Martës, ku ai ka jetuar që kur erdhi në krye të Kishës Katolike në vitin 2013. Sipas njoftimit, Papa pësoi një kontuzion në parakrahun e djathtë, por nuk janë konstatuar fraktura.

 

Si masë paraprake, Papa 88-vjeçar iu nënshtrua trajtimit duke ia bërë të palëvizshëm krahun. Megjithatë, ai vazhdoi agjendën e tij në mëngjes, duke kryer seanca të ndryshme të planifikuara.

Read more ...

XS
SM
MD
LG