Gruaja e zh.dukur besohet se ka rënë në gropën e shfaqur në qytezën në Pensilvani
Një mision kërkimi e shpëtimi po zhvillohet pas zhdukjes së Elizabeth Pollard, e cila besohet se ka rënë një gropë të thellë të hapur në rrugën e qytezës amerikane. Gropa e frikshme besohet se ka lidhje me një minierë të braktisur qymyri, dhe mund të jetë hapur kur Pollard kaloi sipër saj, thonin autoritetet. Grupet e shpëtimit thonin se është tepër e rrezikshme zbritja në galerinë e vjetër prandaj përpjekjet po përqendrohen në uljen e kamerave në përpjekje për të gjetur gruan e moshuar, tha kreu i zjarrfikësve John Bacha.
Media gjermane: Anija ruse hap "zjarr paralajmërues" mbi helikopterin gjerman në Detin Baltik
Mes një helikopteri të ushtrisë gjermane dhe një anijeje ruse në Detin Baltik u shënuan tensione ndërsa pretendohet se anija ruse hapi "zjarr paralajmërues", transmeton Anadolu. Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (DPA), ekuipazhi i anijes ruse përdori "municion gjurmues me qëllim paralajmërimi" kundër helikopterit gjerman që kryente një mision zbulimi.
Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë nuk ka dashur të komentojë lidhur me incidentin duke thënë se shkeljet e rregullave në det ose në hapësirën ajrore ndodhin herë pas here. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tërhoqi vëmendjen se anijet ruse janë hasur më parë për shkeljen e sanksioneve vazhdimisht në Detin Baltik.
Koreja e Veriut : Mazhoranca dhe opozita së bashku kërkojnë dorëheqjen e presidentit Yoon
Shumica dhe opozita në Korenë e Jugut ende gjejnë një unitet të paprecedentë qëllimi në kërkesën për dorëheqjen e presidentit Yoon Suk-yeol, pas shpalljes dhe tërheqjes së kaosit të shkaktuar nga vendosja e ligjit ushtarak.
Partia e Pushtetit Popullor, në fuqi në Korenë e Jugut, por pa shumicë në Parlament, dhe Partia Demokratike, e cila në vend të kësaj kontrollon Asamblenë Kombëtare me opozitat e tjera, e gjetën veten të bashkuar në thirrjen e tyre për dorëheqjen e Presidentit Yoon.
I.zraeli kërkon evakuimin e 5 zonave në Khan Younis në jug të Gazës
Ushtria izraelite bëri paralajmërim evakuimi ndaj banorëve të 5 lagjeve në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një deklaratë nga llogaria e tij në X me pretendimin se ndaj Izraelit është lëshuar raketë, kërkoi nga banorët e 5 lagjeve në veri të Khan Younis që të evakuojnë menjëherë zonat e tyre dhe të shkojnë në vende për të cilat ai thotë se janë "humanitare dhe të sigurta".
Në deklaratë thuhet se këto zona do të goditen me pretendimin se nga zonat në fjalë janë kryer sulme kundër Izraelit.Tre nga lagjet për të cilat ushtria ka kërkuar evakuimin dhe ka kërcënuar me sulm, janë në mesin e zonave që Izraeli i ka shpallur si "humanitare dhe të sigurta" dhe në këto zona strehohen mijëra palestinezë.
Ministri i.zraelit: Nëse armëpushimi dështon nuk do të bëjmë dallime mes Libanit dhe Hezbollahut
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz pretendon se nëse armëpushimi me Libanin dështon, ushtria nuk do të bëjë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut, transmeton Anadolu. Katz në deklaratën lidhur me marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Libanit dhe Izraelit tha se "do të përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit". Ai pretendon se edhe Libani duhet të autorizojë ushtrinë e tij që "të mbajë Hazbollahun përtej lumit Litani dhe të eliminojë strukturën e tij atje". "Nëse armëpushimi me Libanin dështon, ushtria nuk do të bëjë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut", tha ministri izraelit Katz.