Lidhje


Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve

Numri i të vdekurve nga uragani Helene shkoi në 227 të shtunën, ndërsa vazhdojnë përpjekjet mbi njëjavore për gjetjen e trupave nga stuhia vdekjeprurëse që shkatërroi juglindjen amerikane duke shkaktuar viktima në gjashtë shtete.

 

Më 26 shtator, uragani goditi brigjet jugore amerikane, një stuhi e kategorisë 4, duke sjellë shkatërrime të rrugëve dhe përmbytje të shtëpive dhe objekteve të tjera në pjesën veriore të Floridës, dhe lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe shërbim të telefonisë celulare. Sipas zyrtarëve ka të ngjarë që numri i të vdekurve të rritet edhe më tej pasi ende nuk dihet për fatin e shumë të tjerëve.

Read more ...


Emiratet e Bashkuara Arabe do të japin 30 milionë dollarë ndihmë për libanezët që emigruan në Siri

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan se do të ofrojnë ndihma humanitare me vlerë 30 milionë dollarë për libanezët që ikën nga sulmet izraelite dhe migruan në Siri, transmeton Anadolu. Në lajmin e agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit, WAM, thuhet se presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, ka urdhëruar ndihmë urgjente për civilët që kanë emigruar në Siri për shkak të sulmeve të Izraelit në Liban.

 

Thuhet se Bin Zayed urdhëroi ndihma urgjente në vlerë 30 milionë dollarë për libanezët që emigruan në Siri dhe se ky hap u ndërmor në kuadër të mbështetjes së Emirateve të Bashkuara Arabe për Libanin, i cili po kalon kohë të vështira.

Read more ...


Netanyahu e quan të turpshme thirrjen nga Macron për ndalim ar’mësh ndaj Iz’raelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi thirrjen e presidentit francez Emmanuel Macron për të ndaluar dërgesat e armëve në Izrael, si pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin e Gazës.

 

Netanyahu dënoi liderët perëndimorë, përfshirë Macron, të cilët kanë sugjeruar një embargo armësh, duke deklaruar se Izraeli do të mbizotërojë me ose pa mbështetjen e tyre.Komentet vijnë pasi po afrohet njëvjetori i sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit, i cili rezultoi në vdekjen e rreth 1200 izraelitëve dhe rrëmbimin e rreth 250.

Read more ...


Qëllohet me plumb makina e ekipit të Top Channel në I"zrael

Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të jenë e tensionuar, me Izraelin dhe Libanin që vazhdojnë një luftë të ashpër në kufi. Atje ndodhet dhe ekipi i Top Channel me korrespondentin Artur Bibe, duke raportuar për situatën në kohë reale.

 

Nga pamjet e dërguara së fundmi, një plumb ka qëlluar makinën e ekipit të TCH, e cila ka goditur gomën e makinës. Nuk dihet ende shkaqet e këtij rasti nëse ishte diçka e qëllimshme, ose nëse plumbi ishte rikoshet.

Read more ...


New York, mijëra njerëz në protestë kundër gjenocidit të Izraelit që vazhdon prej 1 viti në Gaza

Gjenocidi i Izraelit që vazhdon prej një viti në Gaza është protestuar me një marshim në New York me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve, raporton Anadolu. Protestuesit u tubuan në sheshin e famshëm Times Square në New York me pankarta me mbishkrime "1 vit rezistencë kundër gjenocidit që po vazhdon prej 1 viti".

 

Gjatë protestës, demonstruesit apeluan për ndalimin e gjenocidit në Gaza dhe gjithashtu kërkuan dhënien fund të sulmeve izraleite në Liban.Me flamuj palestinezë në duar në Times Square ku ndodhen shumë dyqane, ato brohoritnin parulla të tilla si "Bombat po bien në Gaza ndërsa ju jeni duke bërë shitje", "Liri për Gazën" dhe "Ndaloni gjenocidin në Gaza".

Read more ...

XS
SM
MD
LG