Ushtria izraelite sulmon selinë e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis me zjarr artilerie
Ushtria izraelite ka vënë në shënjestër katet e sipërme të selisë së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës me zjarr artilerie dhe shumë njerëz janë plagosur nga sulmi.
Në një deklaratë me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, thuhet se ushtria izraelite ka kryer një sulm me zjarr artilerie në katet e sipërme të selisë së saj në qytetin Khan Younis.