Lidhje


Izraeli ka arrestuar 4.575 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori

Numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në 4.575.

 

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës bënë një deklaratë të përbashkët me shkrim për këtë çështje.

 

Në deklaratë thuhet se nga mbrëmë forcat izraelite kanë arrestuar 35 palestinezë të tjerë në Jericho, Betlehem, Tubas, Ramallah dhe Tulkarem, veçanërisht në Hebron dhe Kuds ndërsa në mesin e të arrestuarve ka dhe 3 gra.

 

Numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori ka arritur në 4.575. Raportohet se të arrestuarit dhe të afërmit e tyre u janë nënshtruar rrahjeve dhe kërcënimeve ndërsa shtëpitë e tyre janë shkatërruar.

 

Forcat izraelite kohët e fundit kanë intensifikuar operacionet e tyre në terren dhe shumë palestinezë u arrestuan për qëllime hetimore dhe u liruan pas vuajtjeve dhe torturave.

 

Burimi: AA


Ushtria izraelite vret edhe një gazetar tjetër, rritet 95 numri i gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori

Qeveria në Rripin e Gazës njoftoi se edhe një tjetër gazetar palestinez u vra në bombardimet izraelite.

 

Në një deklaratë të bërë nga zyra për median e qeverisë në Gaza, konfirmohet se gazetarja Haneen Al Qashtan humbi jetën si pasojë e bombardimit nga ushtria izraelite të shtëpisë së familjes së saj në kampin e refugjatëve Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

 

Në deklaratë bëhet e ditur se është rritur në 95 numri i gazetarëve që janë vrarë në sulmet e kryera nga Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani.

 

Në një deklaratë të bërë më parë nga Zyra e Medias, u theksua se Izraeli i "vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur shpjegimin e Palestinës, për të fshehur të vërtetat dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar".

 

Burimi: AA


Brigadat Kassam: Në 3 ditët e fundit janë vrarë 36 ushtarë izraelitë dhe janë shkatërruar 72 automjete ushtarake

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, ka njoftuar se në 72 orët e fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 36 ushtarë izraelitë dhe janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht 72 automjete ushtarake.

 

Abu Ubaida tha se kanë vrarë 36 ushtarë izraelitë dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë dhe se 72 automjete ushtarake janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht.

 

Ai tha se Brigadat Kassam kanë shënjestruar me raketa dhe shpërthyes forcat izraelite që kanë depërtuar në rajon dhe pajisjet e tyre janë konfiskuar. Ai shtoi se ka të goditur edhe nga snajperët.

 

Abu Ubaida gjithashtu theksoi se krahas garnizoneve dhe dhomave komanduese izraelite në rajon janë shënjestruar me raketa dhe mortaja edhe njësitë në aksin e konfliktit.

 

Burimi: AA


85 sportistë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Të paktën 85 sportistë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor midis 7 tetorit dhe 6 dhjetorit, tregoi një raport nga Federata e Futbollit të Palestinës.

 

Raporti gjithëpërfshirës, i publikuar të enjten, nënvizoi ndikimin e thellë të sulmeve izraelite në komunitetin sportiv.

 

Sipas raportit, viktimat janë 55 futbollistë dhe 30 lojtarë të sporteve të tjera.

 

Në të thuhet se forcat izraelite pushtuese kishin në shënjestër sportistët palestinezë dhe objektet sportive, veçanërisht lojtarët e futbollit, si dhe presidentët e klubeve, administratorët dhe gjyqtarët.

 

Raporti tha se bombardimet izraelite kanë çuar në shkatërrimin e nëntë objekteve sportive, katër në Bregun Perëndimor dhe pesë në Rripin e Gazës.

 

Ai gjithashtu vuri në dukje se forcat pushtuese kanë arrestuar tre sportistë në Bregun Perëndimor dhe se katër sportistë kanë pësuar lëndime gjatë sulmeve.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG