Skandal në zemër të Kievit: ish-njeriu më i fuqishëm i Zelenskyt dyshohet për pastrim parash
Një skandal shtetëror, i cili lidhet me korrupsionin ka ndodhur në Ukrainë. Ish-kreu i administratës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, konsiderohet i dyshuar në një rast pastrimi parash. Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit njoftuan se Yermak dyshohet se ishte i përfshirë në një organizatë kriminale që pastroi afërsisht 10.5 milionë dollarë.