Lidhje


Zjarri te farmacia 10, arrestohet menaxherja e marketit, shpallet në kërkim ndërtuesi i pallatit, Armand Lilo

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat pranë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke vënë në lëvizje të gjitha strukturat emergjente. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë, të cilat po mbështesin operacionin për vënien nën kontroll të flakëve.

 

Lidhur me ngjarjen e djeshme të përfshirjes nga flakët të pallatit në kompleksin pranë farmacisë 10, policia ka arrestuar 4 persona, konkretisht:

 

-Menaxheren e Big Marketit që ndodhej poshtë pallatit.

-Nënkontraktori i fasadës së pallatit

 

Ndërkohë, në kërkim është shpallur Armand Lilo, administrator i kompanisë “Arlis”.

 

Si pasojë e tymit të dendur, 4 persona, dy qytetarë dhe dy zjarrfikës janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së me shenja asfiksie.

 

Zjarri ka përfshirë fasadën e një pallati në zonën tek “Farmacia 10”, në aksin e “5 Majit”, përballë QSUT-së. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët kanë qenë aktive për disa minuta, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

XS
SM
MD
LG