Lidhje


A mundet të "anashkalohet" drejtësia e re?/“Gjyqtarja Irena Gjoka kaloi në Greqi me dokumenta fallco”

Nuk ishte një surprizë, po tani janë gazetat ato që kanë zbardhur pyetjen që Sali Berisha dhe mediat kundër opozitës greke që bëjnë gjyqet e çështjeve të nxehta kundër kreut të opozitës dhe kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Irena Gjoka. Sipas tire kryetarja e GJKKO ka pasur probleme me ligjin në Greqi dhe një gjë e tillë është toleruar nga komisioni i vettingut. Kjo llogari e vjetër ka bërë atë sipas gazetës greke “Ta Nea” të vihet në shërbim të pushtetit. Sipas “zbulimit” që bën media greke, që në fakt ishte një goditje e paralajmëruar. Historia e 54 vjeçares Irena Gjoka, që dikur mbante mbiemrin Shpata (Irena Shpata e cila nga viti 2011 përdor mbiemrin e tij të dytë të saj aktual (të dytë) Gjoka) ka “llogari të hapura” me Greqinë. Ajo rerzulton të jetë arrestuar “për dokumente të false me të cilat tentonte tregonte se ishte me koment greke” shkruan Ta Nea.

Read more ...


Inagurohet baza e NATO-s në Kuçovë/Ministri italian i Mbrojtjes: Baza e Kuçovës, simbol i angazhimit të përbashkët

I pranishëm në inaugurimin e bazës ushtarake të Kuçovës këtë të hënë ishte edhe ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, i cili vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai theksoi se inaugurimi i kësaj baze është një simbol të prekshëm të angazhimit tonë të përbashkët për të përballuar sfida të të tashmes dhe të ardhmes.“Përshëndes presidentin Begaj, kryetaren e parlamentit dhe kryeministrin Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes, si dhe autoritetet civile ushtarake, Kremtojmë sot një moment domethënës një pikë kthese për mbarë rajonin. Përurimi i kësaj baze mbërrin në një moment ndryshimesh të shpejta e të thela. Ne ndajmë lidhje të thella historike, miqësie me Shqipërinë. 

Read more ...


Protesta e djeshme pasqyrohet në shtypin kombëtar dhe atë ndërkombëtar

Në Shqipëri është organizuar një tubim për "denoncimin e shkeljeve në zgjedhjet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH) dhe denoncimin e kapjes së KMSH-së nga organizata terroriste FETO". Tubimi me pjesëmarrjen e dhjetëra personave me sloganin "KMSH t'u kthehet myslimanëve shqiptarë" përpara Medresesë së Tiranës, është organizuar me thirrjen e një grupimi të organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve. Tubimi është organizuar gjatë kohës kur në ambientet Medresesë së Tiranës po mbaheshin zgjedhjet për kreun e KMSH-së, pasi sipas organizatorëve zgjedhjet janë të manipuluara dhe nuk shprehin vullnetin e besimtarëve myslimanë. Disa nga përfaqësuesit e organizatave, aktivistëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të cilët folën gjatë tubimit, theksuan se "zgjedhjet në KMSH janë një teatër dhe farsë e shëmtuar"

Read more ...


Të duash Ukrainën më shumë se Kosovën

Nga Shaban Murati

Shënim nga blloku diplomatik

Në datën 28 shkurt 2024 kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski nënshkruan në Tiranë “Traktatin e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Ukrainës”. Megjithëse ka 11 vjet kryeministër I Shqipërisë, Edi Rama ende nuk ka nënshkruar një Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi me Kosovën.

Read more ...


Arsyet për ta mbyllur këtë rrjet dita ditës shtohen/Shkodër:I hapën llogari në TikTok një gruaje, vihen nën hetim tre persona, mes tyre dhe një 42-vjeçare

Policia në Shkodër ka nisur hetim ndaj tre personave, mes tyre dhe një gruaje, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i hapën llogari në TikTok një 35-vjeçareje. Hetimi ndaj tyre ka nisur pasi kjo e fundit ka denoncuar në polici. “Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 42 vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A. K., 35 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “Tik tok””, njofton policia.

Read more ...

XS
SM
MD
LG