Një denoncim alarmant ka mbërritur në redaksinë tonë nga një punonjës policie, i cili ka ndarë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Komisariatin e Policisë në qytetin e Shkodrës. Sipas denoncuesit, rreth orës 14:00 të djelën e shkuar, njësia "Shqiponjat" ndaluan një automjet dhe e shoqëruan në komisariat. Pronari i mjetit, shtetasi Marjan Doçaj, me precendent penal të mëparshëm, u afrua pranë komisariatit dhe, në një akt të paprecedentë, hyri në ambientet e brendshme, ku sulmoi punonjësit e policisë.
Read more ...
Tuesday, 01 October 2024 10:27
E.M.S Shipping, kompania gjermane që kishte me koncesion terminalin lindor në Portin e Durrësit, shkoi në arbitrazh me pretendime të forta kundër qeverisë shqiptare. Sipas Padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Uashingtonit për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, kompania gjermane kërkonte nga qeveria shqiptare 40 milionë euro dëmshpërblim për cënim të njëanshëm të marrëveshjes koncesionare.
E.M.S argumentonte në padinë e saj, se përmes projektit për ndërtimin e Portit dhe resortit turistik në vendin ku gjendet aktualisht Porti tregtar i Durrësit, qeveria shqiptare i kishte shkaktuar dëme të mëdha financiare duke e vënë praktikisht në pamundësi për të ushtruar të drejtën e saj koncesionare. Palët u përballën ashpër në arbitrazh me pretendime dhe prapësime pretendimesh deri në datën 18 korrik të këtij viti.
Read more ...
Tuesday, 01 October 2024 10:17
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive të shtetases Irma Hasani, të dyshuara se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.5061, të vitit 2024, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal, mbi dyshimet për shtetasen I.H., prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Read more ...