Lidhje


Restoranti i Ilir Beqajt/ Arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia

Arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia, pjesë e urdhër-arresteve që u lëshuan edhe për Ilir Beqajn. Është ndaluar në aeroport sapo ka zbritur nga avioni. Ndaj Haxhias është caktuar masa ‘arrest në shtëpi’.Biznesmeni Gazmend Haxhia mori dy herë paratë për të organizuar të njëjtën konferencë, një herë nga ministria e Turizmit dhe një herë nga SASPAC i Ilir Beqajt.

“Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landëays International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia,” thuhet në dosjen e SPAK.

Read more ...


Analisti serb: Serbia s’ka marrë mësim nga Banjska, terroristët mund të sulmojnë

Nenad Çanak, ish-politikan dhe publicist serb tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se Serbia nuk ka nxjerrë mësime nga ngjarja e Banjskës. Sipas tij, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën, pasi Serbia ka një rrjet inteligjence shumë të fortë nga Rusia. “Nuk është çështje leksionesh, është çështje vullneti politik. Mos harroni se në këtë moment të caktuar e gjithë Bota po pret të shohë se çfarë do të ndodhë në Shtetet e Bashkuara, para së gjithash. Dhe se çfarë do të ndodhë në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është pyetja më e rëndësishme. Kjo është çështja e parë, e dyta ka të bëjë me mbështetjen e Ukrainës. Siç e dini, ne jemi tashmë në luftë botërore dhe është e rëndësishme ta kuptojmë këtë....

Read more ...


Fatos Lubonja: Ju tregoj pseudonimin e Ismail Kadaresë në diktaturë

Në një rrëfim ekskluziv, për emisionin “Të Paekspozuarit”, Fatos Lubonja zbuloi një detaj për të shkuarën e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.Sipas Lubonjës, në regjimin komunist Kadareja ka pasur pseudonimin “Gert Arbana”. Lubonja nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj botuesit, Henri Çili.“Gent Arbana është pseudonimi i Kadaresë, që ka bërë nja 300 faqe kundër shkrimtarëve të modernizmit në Europë. Nuk shkon njeri ta pyesi. A je ti Gent Arbana? E ke parë ti njeri ta pyesi: A je ti Gent Arbana? Këtë e dinë shumë veta, por të shpjegohet. Kjo shoqëri këta njerëz në vend të thonë si ishte kjo e ajo, ndërtojnë një mit. Shkojnë deri tek ish të burgosurit për të thënë që ky (Kadare) ishte i rrezikuar nga këta” tha Lubonja.

Read more ...


Vetëflijimi i Pal Trashajt/ Shehaj: Të dorëhiqet Guvernatori Sejko dhe ministri Manja

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi në Kuvend sot se për vetëvrasjen e Pal Trashajt duhet të mbajnë përgjegjësi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe ministri i Drejtësisë.

 

Sipas Shehajt, Gent Sejko dhe Ulsi Manja duhet të japin dorëheqjen.“Është e pafalshme qe ku parlament ka lejuar që një qytetari të thjeshtë, qe nuk ka vrare njeri, qe nuk ka vjedhur, qe nuk ka shkelur asnje ligj, ti merret shtëpia për 750 euro. Kjo ndodh sepse nuk ka asnjë ligj që e pengon humbjen e shtepise per 750 euro.

Read more ...


Turistë “kopracë” në Shqipëri, operatorët: Preferojnë të shpenzojnë pak

Shqipëria është një destinacion i lirë për turistët e huaj. Kjo është arsyeja kryesore që shumë prej tyre e shohin vendin tonë, si vendin ideal për pushime.

 

“Vij nga Anglia, ishte zgjedhja e pare për të kaluar 3 ditë. Erdhëm vetëm për fundjavën, çdo gjë këtu është shumë lirë, ushqimi, transporti, hotelet”, thotë një turiste.Agjencitë turistike thonë që shumica e turistëve interesohen tek ka për të gjetur akomodime dhe paketa të lira. Ata thonë se niveli i turistëve që vijnë në masë në vendin tone, nuk është ai që pritet.

Read more ...

XS
SM
MD
LG