Kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet në SPAK
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. A2 CNN ka siguruar pamjet kur Veliaj mbërrin në SPAK. Po ashtu, mësohet se Veliaj do të japë deklarime në lidhje me hetimin e regjistuar nga Spak për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
Kujtojmë se pak ditë më parë, BKH me urdhër të SPAK i sekuestroi celularin gruas së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tyre, teksa kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri.