“Kur i dhashë atletet me pika gj"aku filloi të u"lëriste dhe qante”, zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit: Nëna e tij s’e besonte që kishte v"dekur
Vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani tronditi vendin ditën e djeshme, pasi u vra nga një thikë në zemër pas sherrit mes të rinjve. Në një intervistë për gazetaren Kristi Gongo, në Top Channel, një qytetare ka zbuluar më shumë detaje, pak pasi i mituri u godit me thikë.
“Momenti i parë ishte klithma njerëzore që ndodhi në rrugë dhe trupin tim e përshkoi kjo lloj klithme. Dola nga dyqani dhe shkova drejt turmës. Turma ishin njerëz kalimtarë tregtar dhe nënës shkollash. Ulërinin dhe nuk bënin asgjë, veç një djalë. Një tregtar i kishte vënë jastëk të koka, dhe një djalë që mbante gjakun me bluze dhe rrinin aty.