Lidhje


A do t’i mbijetojë Netanyahu paqes?

Zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 1 viti dhe opozita duket më e bashkuar se  3 vite më parë. Megjithatë, ka dyshime se Trump mund ta ndihmojë kryeministrin izraelit që të fitojë sërish, duke e lejuar të ruajë mbështetjen e radikalëve, përmes rifillimit të disa operacioneve ushtarake në Gaza, sërish në pretekstin e “ç’armatimit të plotë të Hamasit”.

 

Nga John Strawson “ The Conversation”

 

Tani që në Gaza ka hyrë në fuqi një armëpushim, kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, përballet me dilemën se si të bëjë fushatë përpara zgjedhjeve të ardhshme kombëtare. Këto zgjedhje, duhet të mbahen maksimumi brenda një viti.

Read more ...


Gaza, sfidat e të dy popujve që ende duhen përballuar

Nëse Izraeli vazhdon ta quajë paqe atë që është thjesht pezullim i luftimeve, nëse bota e pranon padrejtësinë si një formë stabiliteti, atëherë 13 tetori do të mbetet një kapitull i mbyllur, dhe jo fillimi i një epoke të re. Sot, rreziku i vërtetë është  shoqëria izraelite do ta fshehë sërish nën qilim “pluhurin e kontradiktave të saj.

 

Se ajo do të kënaqet me këtë lehtësim të situatës, në vend që të përballet me të vërtetën…

 

Nga Francesca Mannocchi “La Stampa”

Read more ...


A mund t’i besojnë palestinezët Donald Trumpit?

Nëse Netanyahu do ta braktiste marrëveshjen, ka të ngjarë të ketë një reagim të ashpër në shkallë të gjerë, me më shumë vende që do të pranojnë të ndërmarrin sanksione kundër Izraelit. Por përvoja tregon se vetëm presioni ndaj Trump, do ta detyronte atë të vepronte, dhe ky presion vështirë se është i garantuar…

 

Nga Omar H.Rahman “Foreign Policy”

 

Armëpushimi i arritur në Egjipt në fillim të kësaj jave, erdhi pas 2 vjetësh gjakderdhjeje të paparë në konfliktin izraelito-palestinez, të karakterizuar nga nivele mizorie dhe dhune që e kanë tronditur ndërgjegjen e botës.

Read more ...


Kuptimi i tradhtuar i Çmimit Nobel për Paqen

Midis viteve 2000-2025 janë nënshkruar 190 marrëveshje paqeje, por vetëm 20-25 për qind e tyre kanë zgjatur të paktën 10 vjet. Po përse nuk zgjat paqja? Sepse nuk i përfshin të gjithë aktorët përkatës, nuk ka një mbikqyrje ndërkombëtare efektive, dhe nuk ka gjykata apo mekanizma për të ofruar drejtësi, apo edhe të vërtetën. Por edhe sepse një territor ku është vendosur më në fund paqja, ka nevojë për reforma dhe investime…

 

Nga Guido Boffo “Il Messaggero”

 

Nuk ka qenë asnjëherë më parë kaq shumë objekt kritikash dhe e përmendur. Po flasim për paqen, në ditët e ethshme të negociatave që po zhvillohen në Egjipt për një armëpushim në Gaza, pikërisht në javën që do të jepet Çmimi Nobel më i diskutueshëm politikisht ndër dekada.

Read more ...


Aleanca Amerikë–Botë Muslimane si një imperativ i ri Gjeostrategjik në Epokën e Bashkimit Ruso–Kinez

Nga Red Varaku
 
 
Rendi ndërkombëtar i pas Luftës së Ftohtë, i dominuar nga Shtetet e Bashkuara, po përballet me një riformësim të shpejtë të ekuilibrave të fuqisë. Aleanca Rusi–Kinë ka kaluar nga bashkëpunimi oportunist në një partneritet të strukturuar me bazë strategjike, që sfidon në mënyrë të drejtpërdrejtë arkitekturën ekonomike, energjetike dhe të sigurisë të udhëhequr nga Perëndimi. Në këtë skemë të re, bota muslimane ,që përfshin një hark gjeopolitik nga Magrebi në Indo-Paqësor po del si një zonë tampon dhe aktor determinant në balancën e fuqive çka prodhon një nevojë te re amerikane për partneritet me botën muslimane.

Read more ...

XS
SM
MD
LG