Pastori Akil Pano frymëzon doktorin e Spitalit Amerikan duke ofenduar familjen e profetit Ibrahim me surrogaci
Pas pastorit Akil Pano, një doktor i punësuar në spitalin gylenist amerikan, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu është shprehur me fjalët e pastorit ku quan surrogaci martesën profetit Ibrahim me Haxheren dhe pasardhës të surrogacisë profetin Ismail dhe rrjedhimisht pasardhësit e tij arabët dhe profetin Muhamed a.s.
Me fjalët e tij, doktori i cili quhej Elton Peçi është perpjekur ta justifikoj surrogacinë si dicka normale dhe ta ilustroj atë me një shembull-shpifje ndaj profetit Ibrahim. Mësohet se doktori Peçi ka aplikuar surrogacinë megjithëse kjo praktikë është e në kundërshtim me ligjin në Shqipëri. Ai e ka aplikuar surrogacinë disa herë me njerëz të pushtetit dhe të pasur në Shqipëri, njëri prej të cilëve një ish ministër i brendshëm i qeverisë Rama.