Lidhje


Më torturuan në mënyrën më çnjerëzore! Hetuesi edhe natën e martesës së tij erdhi e më rrahu

Ishte 21 vjeç kur u dënua me 21 vite burg. Agim Akcani, është ndër tre ish-të dënuarit politikë, të mbijetuar nga ngjarja e vitit 1975, kur u firmosën dy pushkatime dhe gjashtë personave të tjerë, iu dhanë 115 vite burg gjithsej. U quajtën anëtarë të “Grupit sabotator të Baldushkut”, që siç konkluduan hetuesit e çështjes, këta tetë fshatarë të zones, morën pjesë në; “organizatë kriminale kundër pushtetit popullor, zhvilluan agjitacion e propagandë, me qëllim minimin e pushtetit popullor si dhe kryen aktin e diversionit duke i shkaktuar një dëm ekonomisë socialiste në shumën 359.983.80 lekë”. Të gjitha këto akuza u ngritën pas ngordhjes së 98 lopëve të racës holandeze (shumica u therrën për mish), për të cilat u pretendua se janë helmuar me zhivë e, lëndë të tjera toksike.

Read more ...


Vuajtjet dhe qëndresa palestineze në Gaza i bëjnë jehonë Nakbas

Nga Afaf Jabiri Ligjëruese në Universitetin e Londrës Lindore/ Për më shumë se katër muaj, bota ka parë dhe është tronditur teksa Izraeli ka masakruar, gjymtuar, uritur, torturuar dhe poshtëruar palestinezët e Gazës. Për ne, refugjatët palestinezë në diasporë, dëshmia e këtij tmerri ka qenë thellësisht prekëse. Çdo histori, çdo lutje, gjithçka që shpaloset rezonon me jehonën e rrëfimeve që kemi dëgjuar për vite me radhë nga prindërit, gjyshërit, fqinjët dhe prindërit e miqve tanë për atë që ata kishin përjetuar gjatë Nakbes së vitit 1948, kur u spastruan etnikisht nga atdheu i tyre. Kështu, çdo dëshmi e vjetër që dëgjojmë e përforcon peshën e dëshmisë okulare nëpërmjet skenave të tmerrshme që na vijnë çdo ditë nga Gaza.

Read more ...


Martesa poligame dhe kufijtë e shtetit: Refleksion nga debati mbi rastin e Dervish Hasit

Nga Besnik Sinani/ Qytetarët e një vendi post-komunist, si Shqipëria, mund të jenë kundër poligamisë, por do të duhet të pranojnë që njerëz në moshë madhore do të marrin vendimet e tyre për sa u përket lidhjeve në të cilat duan të jetojnë dhe jetës së tyre intime. Rasti i Dervish Hasit duhet ta alarmojë publikun për faktin se përtej ekzotizmit mediatik për “haremin e doktorit” gjendemi përballë rrezikut të tejkalimit të kufijve ligjorë të organeve të policisë dhe se është në interesin tonë të përgjithshëm publik që t’i vendosim policisë dhe shtetit, në përgjithësi, kufirin “tek thana”.

Read more ...


Një histori bashkëjetese: Palestina osmane ka një rëndësi të madhe për të kuptuar historinë dhe identitetin palestinez

Ndërsa Izraeli godet pamëshirshëm Gazën me eksplozivë të lartë, ndërkohë që vazhdon të imponojë një okupim brutal në Bregun Perëndimor dhe duke ligjësuar ligje më përçarëse në Izrael, njerëzit anembanë botës mund të dëgjohen duke pyetur se pse historia e këtij rajoni është kaq shumë i përlyer në gjak? Ndoshta, kjo vjen si rrjedhojë e mungesës së përgjithshme të njohurive historike, ose mbase për shkak të një fushate të gjatë në median perëndimore, në të cilën aspektet e historisë janë eliminuar qëllimisht.

Read more ...


Dallimi në mendime... prish çdo mardhënie miqësore

Nga Bushra Kunuz/ "Dallimi në opinione nuk e prish një mardhënie miqësore." Kjo është një frazë e përdorur shpesh. Nuk e di se kush e shpiku atë në fillim, as si u popullarizua për t'u bërë një nga frazat më të rëndësishme dhe më të famshme në epokën moderne, e përdorur në masë ndërmjetë atyre që shkëmbejnë mendime reciproke.Disa e shprehin ndonjëherë teksa janë në siklet, kanë frikë të zemërojnë të tjerët që kanë një mendim të kundërt me ta, veçanërisht nëse janë njerëz me të cilët kanë një marrëdhënie të mirë. Të tjerë e verbalizojnë qëllimisht dhe me këmbëngulje duke ushqyer të kundërtën në shpirtin e tyre, ndërsa të tjerë e zbrazin nga kuptimi dhe e përsërisin mekanikisht, ose dikush e thotë për të frenuar një gjendje zemërimi që sheh të ndizet midis bashkëbiseduesve ndërsa tek e fundit janë gjithmonë ata të cilët besojnë thellësisht në të duke u përpjekur ta jetojnë konceptin si realitet që duhet jetuar.

Read more ...

XS
SM
MD
LG