Devijimet në besim të Organizatës famëkeqe okulte “Fetullah Gylen” - 7
Gyleni pretendon se e njeh të padukshmen dhe se mundet të arrijë në horizontin që bart sekretet hyjnore
Gyleni shpreh në veprën e tij me titullin Fatiha Üzerine Mülahazalar (Diskutime mbi suren Fatiha): “... Atëherë njeriu do të mund të arrijë në horizontin e përsosmërisë me anë të marifetit (gnozës sufiste) të tij, do të mund të arrijë në sekretet e botës hyjnore, do të mund të kthehet pas dhe të gjejë vendin e vet mes botës së krijesave dhe hyjnores, si dhe do të thotë: ‘Unë nuk jam zot, por rob’...” (Gülen, Fatiha Üzerinde Mülahazalar, Nil Yayınları, İstanbul 2011, f. 29). Në këtë pasazh Gyleni thotë: 1. Njeriu mund të arrijë te sekretet që lidhen me individualitetin e Allahut. 2. Mund të marrë një pozicion mes krijesave dhe hyjnores. Sipas Islamit, sado në nivel të lartë të arrijë një njeri, është e pamundur që të kapë “kufirin ku të mund të njihen sekretet e Allahut të Lartmadhëruar”. Sepse Allahu i Lartmadhëruar urdhëron: “Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt, përveç të dërguarve që ka zgjedhur. Para dhe pas tyre Ai vë mbikëqyrës (melekë).” (Xhinn, 27-26/72).