Lidhje


Shitjet e pasurive të paluajtshme në Kroaci bien ndjeshëm ndërsa çmimet e larta largojnë blerësit

Tregu i pasurive të paluajtshme në Kroaci po përjeton një ngadalësim të theksuar këtë vit, me rënien e vazhdueshme të shitjeve në kushtet e çmimeve që mbeten të larta, paralajmëruan ekspertët në Forumin e 40-të të Biznesit të Pasurive të Paluajtshme.

 

Sipas Dhomës Kroate të Ekonomisë (HGK), transaksionet kanë rënë në të gjithë vendin, ndërsa blerësit e huaj, dikur një forcë dominuese në tregjet bregdetare, janë dukshëm më pak aktivë se më parë, raporton HINA.

Read more ...


Armiqësia me fjalët e Kur’anit! Si u ndryshua tërësisht gjuha shqipe në vitet “20?

Nga Samuel Laze

 

Botëkuptimi i një kombi pasqyrohet në fjalët që zgjedh të përdorë. Emocionet dhe mendimet arrin që t’i shprehë vetëm në saj të mundësisë së ofruar nga leksiku që zotëron. Një shoqëri me fjalor të cunguar nuk mund të mendojë thellë dhe nuk mund të lundrojë në thesarin e madh të ideve për të nxjerrë në pah versionin më të kulluar të botëkuptimit ku bën pjesë e kështu destinohet për të qenë primitive…

Read more ...


Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët nga Azia! 3 qytetet ku do të vendosen

Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.

 

Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”.

Read more ...


BB: Kushti i 15 viteve pune për pension, një ‘anomali’ që dëmton mijëra qytetarë

Banka Botërore ka vlerësuar se kushti aktual i 15 viteve pune me sigurime për të përfituar pension minimal është një anomali që lë shumë qytetarë pa mbështetje deri në moshën 70 vjeçare. Në rishikimin e Financave Publike, ajo paralajmëron se ky kriter dekurajon pjesëmarrjen në tregun formal të punës, sidomos për punëtorët informalë dhe emigrantët.

 

Sipas raportit, pensionet në vend mbeten ndër më të ulëtat në rajon, me një normë zëvendësimi prej vetëm 32% të pagës. Ndërkohë, rritja e pagave po zgjëron hendekun me pensionet dhe po shton presionin mbi qëndrueshmërinë fiskale, me raportin kontribuues–përfitues që ka rënë në 1.18.

Read more ...


NASA: Vrima e ozonit në 2025, një nga më të voglat në dekada

Vrima e ozonit mbi Antarktidë në vitin 2025 është zyrtarisht pesë herë më e vogël që nga viti 1992, një moment historik që shkencëtarët e NASA-s dhe NOAA-s thonë se pasqyron dekada të angazhimit global për mbrojtjen e mjedisit.

 

Falë Protokollit të Montrealit dhe kufizimeve të tij afatgjata mbi kimikatet që shkatërrojnë ozonin, shtresa mbrojtëse e ozonit  vazhdon rimëkëmbjen e saj të ngadaltë, por të qëndrueshme.

Read more ...

XS
SM
MD
LG