Lidhje


Presidenti kinez zotohet të punojë për paqen në Gadishullin Korean

Një këshilltar i lartë i sigurisë në Seul ka bërë me dije këtë të shtunë se presidenti kinez Xi Jinping i tha homologut të tij të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung se do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të zgjidhur çështjet që lidhen me Gadishullin Korean.

 
Gjatë një konference midis Lee dhe Xi, udhëheqësi i Koresë së Jugut i bëri thirrje Kinës të luajë një rol konstruktiv në rifillimin e dialogut me Korenë e Veriut. Më herët, ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut i kërkoi sot homologut të tij kinez të ndihmojë në promovimin e paqes në Gadishullin Korean.
 

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Ahn Gyu-bak shpjegoi qëndrimin e Seulit mbi aktivitetin ushtarak të Kinës në zonën e zbulimit dhe mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, si dhe në ujërat e saj detare, duke nënvizuar nevojën për respekt të ndërsjellë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut./euronews

XS
SM
MD
LG