Lidhje


“Duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik”, Zegjineja përplaset me Korreshin, Manja i tërheq vëmendjen

Me debate është shoqëruar Komisioni i Ligjeve, gjatë diskutimeve për “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, të ndryshuar”, ku këtë herë nisi pas fjalës që iu dha Saimir Korreshit.

 

Pas marrjes së fjalës nga ky i fundit, Zegjine Çaushi ka ndërhyrë, por kryetari i komisionit Ulsi Manja i ka tërhequr disa herë vëmendjen.

 

Saimir Korreshi: Ore mos na keni vënë ndonjë kamera të fshehtë dhe kjo seancë mos është ndonjë kamera e fshehtë për vit të ri. Po bëheni qesharakë me këtë ligj.

 

Ulsi Manja: Seanca është publike, jemi live, në dritë të Dillit, po të duash ti ngre edhe grilat.

 

Flet anëtarja e komisionit, Zegjine Çaushi, me mikrofonin fikur…

 

Ulsi Manja: Zonja Çaushi të lutëm, zoti Korreshi vijo me fjalën tuaj.

 

Saimir Korreshi: Unë kam hall testin e kartelës e kanë kaluar, që na sjellin këto lloj ligjesh. E ka kaluar testin neuro-psikiatrik, se të vish me këto ligje këtu duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik

 

Zegjine Çaushi: Kush duhet ta kalojë këtë?

 

Ulsi Manja: Zonja Çaushi, të lutem. Të bëhemi pak seriozë se Shqipëria ka në fuqi ligjin numër 60/2016.

 

Saimir Korreshi: Atje nuk erdhi ministri, këtu vjen ministri. Hall i madh ju ka rënë se si duhet ta plotësoni vendin se do të ketë shumë kërkesa spiunësh. Ja spiunlliqet. Me këtë ligj nuk i bëjmë nder Shqipërisë, vetes bëni çfarë të doni. Ju po krijoni një lloj lufte spiunash.

 

Ulsi Manja: A ka mundësi të mos ndërhyni kur flasin deputetët, çfarë të dojë të thotë./Beratitv

XS
SM
MD
LG