Lidhje


'Nuk po funksionon': Udhëheqësi i opozitës i.zraelite bën thirrje për t'i dhënë fund gjenocidit në Gaza

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka thënë se masakra në Gaza "ka arritur në një rrugë pa krye", duke e quajtur atë një dështim dhe duke i kërkuar qeverisë ekstremiste të kryeministrit Benjamin Netanyahu ta përfundojë atë dhe t'i japë përparësi sigurimit të lirimit të robërve të mbajtur në Gaza.

 

"Ajo që po bëjmë në Gaza nuk po funksionon. Lufta ka arritur në një ngërç", shkroi Lapid në X të enjten. "Është koha për t'i dhënë fund luftës. Lidershipi duhet të dijë kur të ndryshojë strategjinë kur nuk ka më sukses."

Read more ...


36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

Në pamjet e xhiruara është momenti kur kryeministri Edi Rama që zbret në aeroportin e Schiphol-it në Hagë, në një nga udhëtimet më të diskutueshme të kohëve të fundit. Videoja e siguruar nga Dosja.al tregon kryeministrin shqiptar teksa del nga një avion privat i tipit Gulfstream Aerospace G-IVSP, me regjistrimin “TC-EMR”

 

Ky udhëtim u krye pak ditë më parë me rastin e samitit të liderëve të NATO-s, ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ajo që ngre pikëpyetje nuk është pjesëmarrja në samit, por mjeti dhe kostoja e udhëtimit: 34,965 euro për një drejtim të vetëm me çarter privat.

Read more ...


Trump kërkon anulimin e gjyqit për korrupsion ndaj Netanyahut

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump e ka quajtur çështjen e korrupsionit kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu një "gjueti shtrigash" dhe ka kërkuar që çështja të hidhet menjëherë poshtë. Trump publikoi një mesazh në llogarinë e tij në "Truth Social".
 

Duke argumentuar se ai dhe Netanyahu kishin kaluar "ferrin së bashku" dhe arritën fitore të madhe kundër armikut të betuar të Izraelit, Iranit, Trump tha se ata po luftonin për "mbijetesën" e Izraelit.

Read more ...


“Serbia do të përplasej, por i dhamë fund”, Trump: Kemi punuar me ta dhe me Kosovën

Në konferencën e tij pas përfundimit të samitit të NATO-s në Hagë, Presidenti amerikan Donald Trump përmendi papritur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, duke aluduar edhe në një përpjekje të Serbisë për përplasje.

 
 
Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me ambiciet territoriale të Presidentit rus Vladimir Putin përtej Ukrainës, Trump theksoi se javët e fundit ai dhe administrata e tij janë marrë edhe me situatën në Kosovë dhe Serbi, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Read more ...


Koçiu e Shëndetësisë lë spitalin e Përrenjasit pa vaksinën e fruthit dhe meningjitit, fëmijët në rrezik

Prej më shumë se 3 muajsh, prindërit në bashkinë Përrenjas po përballen me mungesën e vaksinave të detyrueshme për fëmijët, përfshirë atë të fruthit, vaksina MMR dhe vaksinën kundër meningjitit vaksina Menc dhe MenACWY . Ndonëse autoritet shëndetësore iu bëjnë shpesh thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, realiteti në terren është krejt ndryshe. Qendrat shëndetësore nuk i disponojnë këto vaksina të nevojshme për fëmijët.

 

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë dhe shprehet se prej tre muajsh nuk po arrin dot të vaksinojë vajzën që ka mbushur 1 vjeçe pasi spitali Përrenjas nuk e dispononin vaksinën e nevojshme. Në këto kushte kërkohet një ndërhyrje urgjente që spitali i Përrenjasit të furnizohet me vaksinat e nevojshme për fëmijët pasi kështu shmangen në kohë dhe rreziqet e mundshme për shëndetin publik.

Read more ...

XS
SM
MD
LG