Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët thirrje bizneseve: Rrisni rrogat, ose mbeteni pa punëtorë
Të ardhurat mujore e një punëtori në sektorin e bujqësi janë 54 mijë lekë të reja. Kjo shifër nuk është aspak tërheqëse për të rinjtë që të investohen tek punët e tokës, mungesa e fuqisë punëtore për këtë sektor është një tjetër problem madhor, pasi atij të tregut.
Krahu i punës në zonat rurale tashmë është bërë një sfidë për bizneset bujqësore dhe ato blegtoriale, sepse pagat në bujqësi ofrohet me bazë ditore për shkak të natyrës sezonale të punës. Përballë këtyre kushteve, shumë të rinj kanë preferuar të largohen përgjithnjë nga jeta e fshatit.
Zv/kryeministri serb: Komplotistët kundër Trump qëndrojnë pas protestave në Serbi
Komplotuesit amerikanë kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe disa shërbimeve evropiane të inteligjencës qëndrojnë pas protestave në Serbi, tha zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin në një koment ekskluziv për TASS.
“Revolucioni me ngjyra në Serbi është organizuar nga “Deep State” i SHBA-së, i njëjti që po përpiqet të pengojë përpjekjet për paqe të Presidentit Trump, si dhe disa shërbime të inteligjencës evropiane”, tha Vulin.
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson punën e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në raportin për vitin 2024, DASH thekson se Shqipëria vazhdon të bëjë përparime, por bën thirrje për zbatimin e plotë të reformave.
“Shqipëria heton dhe ndjek penalisht korrupsionin në nivele të larta”! Kështu thekson Departamenti i Shtetit, i cili vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, por kërkon zbatim të plotë të reformave.
DASH: Paratë e krimit po pastrohen përmes ndërtimit në Shqipëri
Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij për vitin 2025, thekson se ekonomia shqiptare po përdoret për pastrimin e të ardhurave të krimit të organizuar, veçanërisht përmes sektorit të ndërtimit.
Sipas raportit, grupet kriminale shqiptare, të cilat dominojnë tregjet globale të drogës, po përdorin fitimet nga trafiku i kanabisit, kokainës dhe heroinës për të investuar në projekte ndërtimi dhe pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Përveç ndërtimit, paratë e pista pastrohen edhe përmes mashtrimeve me kontrata publike, evazionit fiskal dhe ekonomisë informale.
Degradon përplasja Rama-Veliaj për Bashkinë, shkarkime, zvendësime në funksion të ruajtjes së pushtetit
Erjon Veliajt, “kryengritësit” të qelive të Durrësit i mbaruan fishekët ende pa kaluar as 24 orë nga firma që hodhi në sulm për një ridelegim të guximshëm të kompetencave të kryetarit, nënkryetaren e re e Bashkisë së Tiranës, Sara Goxhaj.
Ky akt, me të cilin zëvëndësonte Anduela Ristanin dhe zmbrapste të preferuarën e kryeministrit ne bashki, Jonida Halilin u duk se kishte si synim t’i vinte një kufi Edi Ramës që tashmë ka marrë nën kontroll institucionin, por përpjekja nuk i zgjati shumë. Veliaj u dorëzua pa kushte dhe me një mesazh në Facebook deklaroi publikisht se i kishte ardhur në mendje një “ide e gabuar”.