Miratohen lejet, Bulevardi i Ri dhe bregdeti do mbushen me kulla shumëkatëshe
Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet, teksa në Tiranë kjo është bërë diçka e zakonshme. Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë pasur pjesë të axhendës së tyre një seri projektesh që arrijnë maksimalisht në 67 kate në Tiranë, teksa për bregdetin ndërtimet mbi 20 kate po bëhen diçka e zakonshme.
Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e policisë: “Një rrugaç me pushtet”
Në një zhvillim që ka trazuar ujërat e qeta të Shkodrës, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka ngritur zërin ndaj drejtorit të Policisë Vendore, Gentian Berberi, pas një aksioni polemizues që përfshiu heqjen e një tabele me mbishkrim profetik nga oborri i Xhamisë “Ebu Bekr”. Tabela, e cila përmbante një mesazh mbi drejtësinë dhe ndëshkimin hyjnor, u largua gjatë mbrëmjes së 9 nëntorit, nën drejtimin e Berberit dhe efektivëve të tij, duke ndezur debat të gjerë publik.
Gjatë një aktiviteti përkujtimor për Haxhi Fejzi Zaganjorin, Imam Sytari nuk nguroi të shprehë kundërshtinë e tij me nota të forta kundër Berberit, duke e cilësuar si “një rrugaç me pushtet”. Ky veprim, sipas myftiut, është një përpjekje për të heshtur të vërtetën që tabela sjell, pranë një kulle 35-katëshe që po ngrihet afër ish-hotel “Turizmi”.
Osmani për rrëmbimin e qytetarit kosovar: Edhe sikur të ishte në territorin e Serbisë, do të ishte provokim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se rrëmbimi i shtetasit të Kosovës nga xhandarmëria serbe është një krim, një provokim i rëndë dhe tentim vrasje nga institucionet shtetërore të Serbisë.
Presidentja Osmani e pyetur nga gazetarët për rastin në fjalë, tha se edhe sikur rrëmbimi i shtetasit kosovar nga autoritetet serbe të ndodhte brenda territorit të Serbisë "përsëri do të ishte provokim i rëndë për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë".
Jerusalem Post: Shqipëria bëhet kombi i 64-ët që i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të I.zraelit
E kryesuar nga Romina Kuko e Partisë Socialiste dhe Gazment Bardhi i Partisë Demokratike, grupi shënon një nismë të rrallë ndërpartiake që pasqyron historinë e Shqipërisë për mbështetjen e popullit hebre
Shqipëria është bërë kombi i 64-të që i bashkohet grupit të avokimit Fondacioni i Aleatëve të Izraelit, dhe vendi nthemeloi Grupin e Aleatëve të Izraelit në Parlamentin e Shqipërisë në Tiranë të hënën.
"Më bindën të merrja hormone", Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë.
Një debat i fortë dhe akuza të rënda janë hedhur në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku e ftuar ishte transgjinorja Luana Myrto. Në një rrëfim të drejtpërdrejtë, Myrto tha se është ndjerë e manipuluar dhe e keqpërdorur nga përfaqësues të komunitetit LGBT+, duke pretenduar se pas premtimeve për mbështetje, ajo është përballur me mashtrime, kërcënime dhe presion psikologjik.
“Më morën nga familja, LGBT-ja pra, më futi te streha. Isha me 10-ta në nota, në gjimnaz dhe më premtuan se do më fusnin në shkollë dhe më lanë…Shqetësimi im ishte se unë doja të vazhdoja shkollën dhe më premtuan se do të vazhdoja shkollën, dhe më premtuan se do të vazhdonim shkollën dhe më morën dhe më cuan te kjo streha e LGBT nën moshë. Familja ishte e varfër nuk më mundësonte vazhdimim e shkollës. Ka ndodhur në vitin 2018, isha 14 vjeç. Do kisha trokitur diku tjetër dhe jo te këta më kupton. Do kisha dëgjuar më shumë familjen. Isha pa suport, sepse këta këto gjejnë, këtu fillon. Që i kapin këto në rrjetat e tyre. Je në trupin e gabuar, ne nuk të shohim grua ty, deri sa ti të marrësh hormone dhe të gjithë ato që punon si punonjëse seksi për shkak të këtyre, i linin mbrapa dere dhe fusnin vetëm ato që ishin produkt i ri. I merrnin nga 16 vjeç, 14 vjeç, 13 vjeç.”-u shpreh ajo.