Balluku e "propozon" për deputet teksa SPAK e heton për korrupsion, Ceno Klosi pritet të kandidojë në Fier
“Ethet elektorale” kanë përfshirë partitë politike, të cilët brenda të mërkurës duhet të paraqesin në KQZ, listat e kandidatëve për deputetë. Në kampin e socialistëve, Edi Rama ka paralajmëruar të sjellë një uragan, duke integruar të rinj në listat e mbyllura dhe duke lënë deputetët me eksperiencë, të garojnë me njëri-tjetrin në listën e hapur. Një nga personat e lakuar në media, si prurje e re në listat e kandidatëve socialistë, është edhe ai i zv/ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Ceno Klosi, që rezulton se mund të jetë i dyti në listën e qarkut të Fierit.