BILD -“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova"
Ekziston një shqetësim i madh në shumë pjesë të Evropës për negociatat SHBA-Rusi edhe pse presidenti amerikan Donald Trump (78) përjashton një tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Evropa.
Kështu shkruan mediumi prestigjioz gjerman BILD sipas informacioneve të së cilit, shërbimet perëndimore të sigurisë dhe politikanët kanë frikë se negociatat që filluan të martën në Riad mund të çojnë në përfundimin e pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës.
SHBA-të i kërkojnë Evropës llogari: Çfarë garancish jepni për Ukrainën dhe si do të reagoni nëse s.ulmoheni nga Rusia
SHBA-të u kanë kërkuar vendeve evropiane të përcaktojnë se cilat garanci sigurie janë të gatshme t’i japin Ukrainës, për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme paqeje dhe se si duhet të reagojnë aleatët nëse ndonjë trupë që ata vendosin sulmohet nga Rusia.
Administrata Trump po kërkon detaje se si aleatët evropianë mund të kontribuojnë në garancitë për Kievin dhe të pengojnë Moskën në të ardhmen, sipas dokumenteve të parë nga Bloomberg News. SHBA-të gjithashtu duan të dinë se sa të gatshëm janë aleatët e saj evropianë për të ofruar trupa si pjesë e çdo zgjidhjeje paqeje, çfarë mbështetjeje amerikane besojnë se kërkohet për ta mundësuar atë dhe çfarë mund të bëjnë tani për të forcuar pozicionin negociues të Kievit.
“Rusia do ta p.ushtojë Europën nëse SHBA heq dorë nga NATO!”
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se ekziston një rrezik i sigurt që Rusia do ta pushtojë Europën, veçanërisht nëse SHBA tërhiqet nga mbështetja ndaj NATO-s. Ai ka deklaruar se inteligjenca ukrainase ka vënë re 150 mijë trupa ruse të grumbulluara në Bjellorusi.
Gjatë një interviste për NBC News, Zelensky theksoi se ai e beson Donald Trump, por nuk do të pranonte kurrë një marrëveshje armëpushimi të përpiluar pa pjesëmarrjen e Ukrainës.
Serbia dhe Hungaria do të ndërtojnë hekurudhën Beograd-Budapest të shpejtësisë së lartë dhe tubacion nafte
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se ai pret që deri në vitin 2026 të jetë në gjendje të udhëtojë me tren të shpejtë nga Beogradi në Budapest dhe se do të ndërtohet një tubacion i ri nafte Novi Sad-Algyo. Duke folur në një konferencë për media me kryeministrin hungarez Viktor Orban, Vuçiq tha se udhëtimi nga Beogradi në Budapest do të zgjasë 2 orë e 40 minuta.
“Ajo do të jetë linja më e bukur, më e mirë, do të thosha, në Evropë. Pastaj do të keni serbë nga Beogradi që do të vijnë për gullash hungarez, për drekë në rrugën Vaci. Besoj se do të tërheqim shumë banorë të Budapestit, por edhe të qyteteve të tjera hungareze, në Beograd tek uji dhe rruga Knez Mihajllov”, tha presidenti serb.
Netanyahu: As Hamas, as Autoritet Palestinez nuk do të ketë në Gaza
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë sot se nuk do të lejojë as Hamasin dhe as Autoritetin Palestinez të marrin kontrollin e Rripit të Gazës pas luftës gjenocidale të Izraelit.
“Siç kam premtuar, një ditë pas luftës në Gaza, as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez nuk do të jenë atje”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë. Kryeministri izraelit ka thënë se është “i përkushtuar ndaj planit të presidentit (të ShBA-së) (Donald) Trump për të krijuar një Gazë ndryshe”.