Lidhje


Gazetari i DER SPIEGEL për Ramën: Nëse ai nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë dhe kërcënojë

“Nëse Rama nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë”. Kështu e përcakton sjelljen e kryeministrit me mediat ndërkombërare redaktori politik i Frankfurter Allgemeine Zeiting, Michael Martens. Në një reagim ku mbeshtet redaktorin politik të Der Spiegel, që botoi një artikull të gjatë, ku i bënte një skaner narkoshtetit të drejtuar nga kryeministri që ‘blen’ mbështjetjen ndërkombëtare me para korrupsioni dhe krimi ai thekson vesin e Ramës për të ndërhyrë në media. 

 

Në artikullin e tij gazetari gjerman, Mathieu von Rohr tregonte se Edi Rama pati marrë në telefon gazetarët për tu bëjë presion që të ndryshonin artikullin që “hidhte baltë mbi Shqipërinë”, shkelje që e ka praktikuar edhe më gazetarët e Rai3, Kathimerini, BILD etj.

Read more ...


Uragani Helene, të paktën 43 viktima në juglindje të SHBA

Të paktën 43 njerëz kanë humbur jetën dhe miliona kanë mbetur pa energji, pasi uragani Helene ka goditur juglindjen e SHBA.K jo stuhi konsiderohet më e fuqishmja që goditi Floridën dhe u zhvendos në veri në Gjeorgji dhe Karolina pasi arriti në tokë.

 

Dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë. Rrugët dhe shtëpitë u përmbytën. Edhe pse Helene është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta, përmbytjet dhe kërcënimi i tornadove mund të vazhdojnë.

Read more ...


I shiti Hezbollahut biperat që shpërthyen, Norvegjia shpall në kërkim 39-vjeçarin

Policia në Norvegji ka lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar për një indiano-norvegjez në lidhje me shitjen e pagerëve grupit militant libanez Hezbollah që shpërthyenë javën e kaluar, duke vrarë dhjetëra njerëz.

 
 
Sipas mediave të huaja Rinson Jose, 39 vjeç, themeluesi i një kompanie bullgare që supozohet se është pjesë e zinxhirit të furnizimit me pager, u zhduk gjatë një udhëtimi pune në SHBA javën e kaluar.

Read more ...


Kryeministri hungarez në Ohër: Brukseli ka bërë gabim historik me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor meriton shumë më shumë nga ajo që ka marrë nga Brukseli, veçanërisht Maqedonia e Veriut ndaj së cilës, sipas tij, Brukseli ka bërë "gabim historik", raporton Anadolu.

 

Gjatë ditës së djeshme, mediat lokale raportuan se sipas një vendimi të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), rruga drejt anëtarësimit të Shqipërisë në bllokun evropian "do të shkëputet" nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që do të hapen zyrtarisht më 15 tetor.

Read more ...


Kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams është nën akuza penale federale.

Eric Adams, 64 vjeç, u zgjodh për të udhëhequr qytetin më të madh në Shtetet e Bashkuara gati tri vjet më parë, duke premtuar se do të pakësojë krimin. Megjithatë, ai dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë që e rrethojnë janë nën hetimin federal për korrupsion. Nëse kjo aktakuzë konfirmohet, Adams do të bëhet kryebashkiaku i parë në historinë e Nju-Jorkut që përballet me akuza penale gjatë kohës së tij në detyrë. Ai publikoi një videodeklaratë të mërkurën në të cilën premton se do të luftojë akuzat dhe do të vazhdojë të mbajë postin, duke kërkuar durim nga banorët e qytetit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG