Lidhje


Plani për një ‘Gaza të Re’: ndikimi i milicive të mbështetura nga I.zraeli

Ideja e ndarjes së përhershme të Rripit të Gazës në një “Gaza Perëndimore” dhe një “Gaza Lindore” po bëhet realitet. Aktualisht, një “linjë e verdhë” ndan zonën nga e cila ushtria izraelite është tërhequr në perëndim, nga ajo pothuajse e zbrazur dhe ende nën kontrollin izraelit në lindje. Megjithë një marrëveshje armëpushimi që synonte largimin e Hamasit nga pushteti, grupi islamist mori shpejt kontrollin mbi pjesën perëndimore, duke nisur më 10 tetor një fushatë të egër kundër atyre që i konsideronte “bashkëpunëtorë”.

Read more ...


Gjykata Supreme e Kosovës vërteton vendimin e MAShTI-t, nuk lejohet mbulesa islame në shkolla

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar padinë e Rrjetit të Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” kundër Ministrisë së Arsimit, të Shkencës, të Teknologjisë dhe të Inovacionit (MAShTI) për mbulesën në shkolla, duke konfirmuar njëherësh kompetencën e MAShTI-t për rregullat e uniformës. Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” ka kërkuar që të shpallet i paligjshëm dhe të shfuqizohet neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13 i Udhëzimit Administrativ nr.06/2014, që është një akt administrativ i përgjithshëm, duke thënë se nuk mund të ndalohet ushtrimi i të drejtave dhe lirive kushtetuese të vajzave që mbajnë mbulesën islame.

Read more ...


Dronët për Kosovën hijezojnë “epokën e artë” mes Serbisë dhe Turqisë

Dorëzimi i dronëve kamikazë nga Turqia në Kosovë hijezoi “epokën e artë” të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Turqisë. Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, madje e akuzoi Turqinë - njërën prej anëtarëve më të fuqishme të NATO-s - se “ëndërron ringjalljen e Perandorisë Osmane”. Paralelen me Perandorinë Osmane, e cila dikur shtrihej në tri kontinente dhe përfshinte pjesë të mëdha të Ballkanit, e tërhoqi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ky është një gjest i keq, thotë Vedran Xhihiq nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Vjenës.

Read more ...


Grupi t.errorist PKK njofton tërheqjen e plotë nga Turqia

Një moment kyç në nismën e Ankarasë “Türkiye pa terrorizëm” është shënuar të dielën, pasi grupi terrorist PKK ka njoftuar se ka filluar t'i tërheqë të gjitha forcat e tij nga Türkiye drejt Irakut verior. Grupi terrorist PKK, në një deklaratë të lexuar në rajonin e Kandilit në pjesën veriore të provincës Sulaimani të Irakut, tha se po zbaton tërheqjen e të gjitha forcave të tij nga territori i Türkiyes. Në deklaratë thuhet se vendimi për t’i dhënë fund pranisë dhe aktiviteteve të armatosura të organizatës terroriste është marrë në maj, nën udhëzimet e udhëheqësit të saj të burgosur, Abdullah Öcalan.

Read more ...


Figurat e njohura hebraike i kërkojnë OKB-së dhe udhëheqësve botërorë të sanksionojnë I.zraelin për veprimet në Gaza

Qindra figura publike hebraike në mbarë botën i kanë bërë thirrje OKB-së dhe udhëheqësve globalë të vendosin sanksione ndaj Izraelit për akte "të pandërgjegjshme" në Rripin e Gazës që përbëjnë gjenocid, raportoi të mërkurën The Guardian. Një letër e hapur e nënshkruar nga më shumë se 450 individë, përfshirë ish-zyrtarë izraelitë, shkrimtarë dhe artistë të vlerësuar me çmime, kërkon përgjegjësi për veprimet e Izraelit në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Read more ...

XS
SM
MD
LG