Beqaj i kërkon SPAK hetimin e Ogerta Manastirliut për sterilizimin
Me sa duket skandalet dhe abuzimet e qeverisë Rama vazhdojnë të mbushin faqet e gazetave dhe ekranet e pajisjeve tekologjike. Kështu ish ministri i shëndetësisë Beqaj, tha se i kërkoi prokurorëve të SPAK hetimin për sterilizmin, jo vetëm gjatë kohës kur në pushtet ishte Partia Demokratike, por dhe më vonë, pasi ai u largua si ministër dhe u zëvëndësua nga Ogerta Manastirliu.Tolerancën e SPAK, që e la të lirë ndërsa e heton për korrupsion, Ilir Beqaj e ka shfrytëzuar për të ngritur një alibi që e lehtëson nga pesha e milionave që u keqpërdorën për aferën e sterilizimit.