Lidhje


Londër, mbështetësit e PKK-së p.ërleshen me policinë pas a.rrestimeve në një hetim t.errorizmi

Mbështetësit e grupit terrorist PKK janë përleshur me policinë në lagjen Harringay të Londrës pasi Policia Metropolitane arrestoi gjashtë persona në lidhje me aktivitetin e dyshuar terrorist të lidhur me grupin, transmeton Anadolu.

 

PKK-ja, përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve në Türkiye, është cilësuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian (BE). Një grup mbështetësish të PKK-së u mblodhën në lagjen Harringay, duke brohoritur parulla kundër Türkiyes dhe duke bërë thirrje për "Liri për Ocalan-it", duke iu referuar Abdullah Ocalan-it, kreut të dënuar të PKK-së, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në Türkiye.

Read more ...


Luisi i p.lagosur kërkon ndihmë: Prindërit e mi nuk paguajnë dot spitalin

Luis Meçi, 14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, vijon të jetë në spital. I mituri i goditur 4 herë me thikë ka mbetur i plagosur në shpinë, bark dhe krahun e majtë.


Pak ditë më parë, babai i tij deklaroi për mediat se goditjet që ka pësuar janë shumë të thella, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar dhe fizioterapia po i bëhet në mënyrë private pasi nga spitali nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme.

Read more ...


Një tjetër amnisti për Trump/Gjykatësja federale pushon çështjen penale ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020

Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën çështjen gjyqësore lidhur me akuzat ndaj Donald Trumpit për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, pas një kërkese të prokurorëve bazuar në politikën e Departamentit të Drejtësisë kundër ndjekjes penale të një presidenti në detyrë. Vendimi i gjykatëses Tanya Chutkan i jep fund përpjekjes federale për ta mbajtur zotin Trump përgjegjës për përpjekjet e tij për të mbajtur pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, duke kulmuar me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol nga një grup i mbështetësve të tij.

Read more ...


A do të l.uftojnë së shpejti ushtarë nga Jemeni në Ukrainë?

Sipas gazetës “Financial Times” Rusia do të angazhojë edhe ushtarë nga Jemeni në luftën në Ukrainë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk mendon se rreziku i një "lufte globale” është "serioz dhe real”.  Në luftën e saj agresore kundër Ukrainës, Rusia po përdor jo vetëm dronë luftarakë nga Kina dhe Irani, por edhe raketa balistike nga Pheniani. Rusia ka angazhuar edhe ushtarë nga Koreja e Veriutdhe së shpejti në luftë mund të marrin pjesë edhe ushtarë nga Jemeni.

 

Sipas "Financial Times" milicia islamike Huthi po rekruton mercenarë për të shërbyer në ushtrinë ruse. Fjala është për disa qindra mercenarë jemenas që janë dërguar në Rusi përmes një sistemi të dyshimtë "trafikimi qeniesh njerëzore".

Read more ...


Biden: I.zraeli dhe Libani bien dakord për marrëveshjen për t'i dhënë fund k.onfliktit njëvjeçar

Qeveria libaneze dhe ajo izraelite kanë rënë dakord me propozimin e SHBA-së për t’i dhënë fund “konfliktit shkatërrues” midis Izraelit dhe grupit Hezbollah, njoftoi sot presidenti amerikan Joe Biden, transmeton Anadolu. Marrëveshja është planifikuar të hyjë në fuqi të mërkurën në orën 4 të mëngjesit me kohën lokale (0200 GMT), ndërsa sipas saj, Forcat e Armatosura Libaneze do të “dislokohen dhe marrin kontrollin” e Libanit jugor gjatë 60 ditëve të ardhshme, gjatë së cilës kohë, “Izraeli do tërheqë gradualisht forcat e saj të mbetura”, tha presidenti në deklaratën e tij televizive.

Read more ...

XS
SM
MD
LG