Lidhje


Historia e Markut, 92-vjeçarit të ngujuar që në moshën 8 vjeç

Mark Nikollë Biba jeton i vetëm në fshatin Zejmen, ku u zhvendos pas vrasjes së babait të tij më 1943, në moshën 8-vjeçare. Për 11 vite, kujdesin për të e morën kushërinjtë deri sa arriti moshën madhore.

 

Gjatë jetës së tij, Marku ka përjetuar dhe ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme që shënjuan historinë e Shqipërisë: nga periudha e komunizmit, kalimi në demokraci, e deri te shlyerja e gjakut – një praktikë kanunore që ka funksionuar për shekuj.

Read more ...


Lirohet me kusht aktivistja shqiptare Teuta Hoxha pas më shumë se një viti paraburgim në Britani

Pas më shumë se një viti paraburgim në Mbretërinë e Bashkuar, aktivistja shqiptare Teuta Hoxha është liruar me kusht së bashku me njëmbëdhjetë aktivistë të lidhur me grupin “Palestine Action”, në një çështje që ka tërhequr vëmendje të gjerë në opinionin publik britanik dhe ndërkombëtar. Hoxha ishte ndaluar më 19 nëntor 2024, nën dyshimet për përfshirje në një aksion kundër qendrës kërkimore të kompanisë izraelite të armëve, Elbit Systems, në Filton. Sipas prokurorisë britanike, nga aksioni ishin shkaktuar dëme që kapnin vlerën mbi një milion paund.

Read more ...


Kërcënimet dhe akuzat e Trump, përgjigjet presidenti kolumbian: Ndalo së shpifuri për mua

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro ka reaguar lidhur  me kërcënimet dhe akuzat e homologut të tij amerikan Donald Trump. Petro theksoi se emri i tij nuk shfaqet në dosjet gjyqësore për trafik droge.

 

Më tej ai i bëri thirrje Trump që të ndalojë së shpifuri ndaj tij. Trump u tha gazetarëve në Air Force One se një operacion ushtarak amerikan në Kolumbi, i ngjashëm me atë në Venezuelën fqinje, do të ishte një ide e mirë.

Read more ...


Kush është Delcy Rodríguez, udhëheqësja e Venezuelës pas kapjes së Maduros?

Pas kapjes së Presidentit Nicolás Maduro gjatë një operacioni ushtarak amerikan në Venezuelë, komanda e vendit të Amerikës së Jugut ka rënë në duart e Zëvendëspresidentes Ekzekutive Delcy Rodríguez.

 

Kjo është ajo që përcakton kushtetuta e Venezuelës në skenarët e saj të ndryshëm që parashikojnë mungesën e një presidenti. Sipas neneve 233 dhe 234, pavarësisht nëse mungesa është e përkohshme apo absolute, zëvendëspresidenti merr përsipër detyrat presidenciale.

Read more ...


Historiani francez: Evropa e dobësoi Ukrainën duke braktisur Gazën

Jean-Pierre Filiu, historian francez në ‘Sciences Po Paris’, në rubrikën e tij javore në të përditshmen ‘Le Monde’ ka deklaruar se Evropa e ka dobësuar Ukrainën duke e braktisur Rripin e Gazës.

 

Në shkrimin e titulluar “2025-ta: Viti kur Evropa e dobësoi Ukrainën duke braktisur Rripin e Gazës”, Filiu shkroi se BE-ja është më pak e përgatitur për t’u përballur me sfidat e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj së drejtës ndërkombëtare në Ukrainë, pasi ka toleruar shkelje të ngjashme në Gaza.

Read more ...

XS
SM
MD
LG