Trump tërheq brigadat nga Evropa: Pentagoni shkurton forcat që mbronin krahun e NATO-s
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar reduktimin e numrit të brigadave luftarake të vendosura në Europë, duke i ulur ato nga katër në tre. Vendimi vjen në kuadër të një rishikimi më të gjerë të pranisë ushtarake amerikane në kontinent dhe pritet të ndikojë edhe në forcat që Shtetet e Bashkuara vënë në dispozicion të NATO-s në rast krizash apo konfliktesh.