Lidhje


Hamasi zhvillon bisedime në Egjipt me Bordin e Paqes për armëpushimin në Gaza

 

Përfaqësues të Hamas kanë zhvilluar bisedime në Kajro me emisarë të bordit ndërkombëtar të paqes të krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump, në një përpjekje për të ruajtur armëpushimin në Rripi i Gazës, i cili është vënë nën presion pas shpërthimit të luftës me Iran.

 

Sipas burimeve të cituara nga Reuters, takimi i zhvilluar gjatë fundjavës është kontakti i parë i raportuar publikisht midis Hamasit dhe bordit të paqes që nga fillimi i konfliktit me Iranin.

 

Ky bord ndërkombëtar, i drejtuar personalisht nga Trump, është krijuar për të mbikëqyrur administrimin dhe rindërtimin e Gazës pas luftës.

 

Pas këtij takimi, Izrael njoftoi të dielën se do të rihapë së shpejti pikën e vetme të kalimit për këmbësorë midis Gazës dhe Egjipt, në Rafah, e cila ishte mbyllur që nga fillimi i bombardimeve kundër Iranit. Një nga burimet tha se vendimi i Izraelit mund të jetë rezultat i drejtpërdrejtë i bisedimeve në Kajro.

 

Burimet thanë se përfaqësuesit e Hamasit paralajmëruan bordin se grupi mund të tërhiqet nga zotimet e mëparshme për armëpushimin nëse Izraeli vazhdon kufizimet e reja ndaj Gazës të vendosura gjatë luftës me Iranin.

 

Izraeli kishte mbyllur kufijtë e Gazës më 28 shkurt, duke argumentuar se pikat e kalimit nuk mund të operonin në mënyrë të sigurt. Më vonë u lejua një fluks i kufizuar mallrash dhe ndihmash, por kalimi për këmbësorë në Rafah mbeti i mbyllur deri në njoftimin për rihapjen e tij këtë javë pas një “vlerësimi të sigurisë”.

 

Një nga përfaqësuesit e bordit në bisedime pritet të jetë Aryeh Lightstone, ndihmës i të dërguarit special të Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Zyrtarë amerikanë konfirmuan se Lightstone ka marrë pjesë në takime të lidhura me Gazën në Kajro gjatë ditëve të fundit, por nuk saktësuan nëse është takuar drejtpërdrejt me delegacionin e Hamasit.

 

Plani i Trump për Gazën filloi me një armëpushim në tetor, i cili la Izraelin në kontroll të më shumë se gjysmës së territorit të enklavës, ndërsa mbi dy milionë banorë të saj u përqendruan në një zonë të ngushtë nën kontrollin e Hamasit.

 

Megjithatë, lufta rajonale me Iranin ka komplikuar përpjekjet diplomatike. Ushtria izraelite ka vazhduar goditjet në Gaza edhe gjatë konfliktit më të gjerë, përfshirë sulmet e së dielës që sipas raportimeve lanë të paktën 12 të vrarë, mes tyre nëntë policë.

 

Një zyrtar palestinez i njohur me bisedimet në Kajro tha se Hamasi beson se Izraeli po përdor luftën me Iranin për të shmangur detyrimet që rrjedhin nga plani i Trump për Gazën, një pretendim që Izraeli e mohon.

 

Plani amerikan parashikon gjithashtu mundësinë që militantët e Hamasit të çarmatosen në këmbim të një amnistie, një hap që synon të hapë rrugën për rindërtimin e Gazës dhe për tërheqjen e mëtejshme të forcave izraelite. Ende nuk është e qartë nëse çështja e çarmatimit do të diskutohet në takimet e reja që priten këtë javë.


Trump reagon ashpër ndaj Gjykatës Supreme për çështjen e tarifave: Amerika u plaçkit!

 

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në një postim në Truth Social, ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara lidhur me tarifat tregtare.

 

Trump tha se vendimi i gjykatës mund t’u japë vendeve dhe kompanive të huaja triliona dollarë, duke shtuar se këto shtete kanë përfituar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dekada me radhë. Ai theksoi se, megjithatë, ka të drejtë të vendosë tarifa në forma të tjera dhe se ka nisur tashmë ta bëjë këtë.

 

Në postimin e tij, Trump falënderoi edhe tre gjyqtarë të Gjykatës Supreme, Samuel AlitoClarence Thomas dhe Brett Kavanaugh,  për mençurinë dhe guximin e tyre në çështjen e tarifave sepse sipas tij kanë mbështetur pozicionin e tij në këtë çështje.

 

“Vendimi që kishte më shumë rëndësi për mua ishte ai për TARIFAT! Gjykata e dinte shumë mirë qëndrimin tim dhe sa shumë e dëshiroja këtë fitore për vendin tonë, por megjithatë vendosi që, potencialisht, t’u japë triliona dollarë vendeve dhe kompanive që kanë përfituar nga Shtetet e Bashkuara për dekada me radhë.

 

Gjykata jonë Supreme i ka bërë këto vende shumë të lumtura, por, siç e theksoi edhe vetë Gjykata, unë kam të drejtën absolute të vendos tarifa në forma të tjera, dhe tashmë kam filluar ta bëj këtë.

 

Qindra miliarda dollarët që kundërshtarët tanë duan që vendi ynë t’ua paguajë të tjerëve që kanë treguar mungesë respekti ndaj SHBA-së, deri sa erdha unë, duhet të konsiderohen nga publiku si një tjetër arsye pse Shtetet e Bashkuara kishin hyrë në një rënie të madhe. Por jo më, sepse ne e kemi bërë Amerikën të madhe përsëri, dhe shumë shpejt ajo do të jetë më e madhe se kurrë më parë!

 

Dua të falënderoj gjyqtarët Alito, Thomas dhe Kavanaugh për mençurinë dhe guximin e tyre në çështjen e tarifave, si dhe për faktin që kuptuan, përveç ligjit, se “konkurrentët tanë jomiqësorë” nuk duhet të rimbursohen dhe të shpërblehen për dëmet që i kanë shkaktuar Shteteve të Bashkuara për dekada. Unë do të luftoj fort që të sigurohem që kjo të mos ndodhë!

 

Demokratët në Gjykatë gjithmonë “qëndrojnë bashkë”, pavarësisht sa i fortë është argumenti që paraqitet para tyre, rrallëherë ka qoftë edhe një lëkundje të vogël. Por republikanët nuk veprojnë kështu. Ata shpesh tregojnë mungesë respekti ndaj presidentëve që i kanë emëruar në postin më të lartë në vend, atë të gjyqtarit të Gjykatës Supreme të SHBA-së, dhe përpiqen me vendime të gabuara e të padrejta të tregojnë sa “të ndershëm”, “të pavarur” dhe “legjitimë” janë.

 

Gjyqtarët demokratë thjesht votojnë si demokratë, ata gjithmonë qëndrojnë bashkë!

 

Vendi ynë u plaçkit pa nevojë nga Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara, e cila është shndërruar në pak më shumë se një organizatë politike të padrejtë dhe të instrumentalizuar. Gjëja e trishtueshme është se do të bëhet edhe më keq!

 

Ata madje nuk e trajtuan as zgjedhjen presidenciale të manipuluar të vitit 2020, sepse thanë se unë, si President i Shteteve të Bashkuara, nuk kisha “të drejtë ligjore” për ta sfiduar atë. Tani, me kalimin e kohës, është provuar përfundimisht se ajo u vodh, dhe shihni çfarë ndodhi me kombin tonë të mrekullueshëm duke lejuar që një njeri plotësisht i paaftë, Sleepy Joe Biden, të ishte “Presidenti” ynë.

 

Kjo Gjykatë krejtësisht e paaftë dhe e turpshme nuk është ajo që themeluesit tanë të mrekullueshëm kishin menduar kur krijuan Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. Ata po dëmtojnë vendin tonë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

 

E vetmja gjë që mund të bëj, si President, është t’i denoncoj për sjelljen e tyre të keqe! Kjo deklaratë për Gjykatën Supreme të SHBA-së mund të më krijojë vetëm probleme në të ardhmen, por e ndiej si detyrim të them TË VËRTETËN.”


Izraeli përgatitet të vendosë një forcë ndërkombëtare në Gaza në maj

 

Izraeli po përgatitet të vendosë një forcë ndërkombëtare në Rripin e Gazës duke filluar nga muaji maj, si pjesë e fazës së ardhshme të një plani të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, sipas një raporti të transmetuesit publik izraelit KAN të publikuar më 14 mars.

 

Sipas raportimit, forca pritet të përfshijë rreth 5.000 trupa nga Indonezia, si dhe dhjetëra ushtarë nga Kazakistani, Maroku, Shqipëria dhe Kosova. Transmetuesi publik izraelit bëri të ditur se kjo forcë mund të nisë operimin më 1 maj.

 

Fillimisht, trupat do të vendosen rreth një qyteti palestinez që po ndërtohet me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe në zonën e Rafahut, në jug të Rripit të Gazës, përpara se të shtrijnë praninë e tyre edhe në pjesë të tjera të territorit.

 

Sipas raportit, delegacione ushtarake nga vendet pjesëmarrëse pritet të mbërrijnë në Izrael brenda dy javësh për të kryer vizita vëzhgimi në Gaza përpara vendosjes së forcës.

 

Më pas, kjo forcë pritet të zgjerojë praninë e saj në zona pranë asaj që mediat izraelite e quajnë “vija e verdhë”, një kufi i përkohshëm brenda Gazës ku forcat izraelite janë tërhequr përkohësisht sipas marrëveshjes së armëpushimit, duke ndarë zonat e kontrolluara nga Izraeli nga ato ku palestinezët lejohen të qëndrojnë.

 

Raporti shton gjithashtu se qindra trupa të huaj pritet të udhëtojnë muajin e ardhshëm në Jordani për stërvitje, përpara se të hyjnë në Gaza si pjesë e forcës ndërkombëtare.

 

Më 9 shkurt, transmetuesi izraelit kishte raportuar se kishin nisur përgatitjet për mbërritjen e mijëra ushtarëve indonezianë si pjesë e forcës së stabilizimit të parashikuar në planin e Trump për përfundimin e luftës në Gaza.


Xhamia Al-Aksa prej dy javësh e mbyllur – anulohen faljet dhe ndalohet hyrja e besimtarëve

 

Kompleksi i Al-Aqsa Mosque në Jerusalemin Lindor ka qenë i mbyllur për besimtarët myslimanë për më shumë se dy javë radhazi, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe rajonale, në një nga kufizimet më të gjata të aksesit në vendin e tretë më të shenjtë të Islamit në vitet e fundit.

 

Masa u vendos në fillim të marsit, kur autoritetet izraelite njoftuan anulimin e faljeve të së premtes dhe mbylljen e hyrjeve në kompleksin e Al-Aksës për shkak të situatës së sigurisë dhe përshkallëzimit të konfliktit rajonal. Mediat ndërkombëtare raportuan se vendimi erdhi në mes të tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme dhe të luftës që përfshin Izraelin, Iranin dhe aleatët e tyre në rajon.

 

Sipas raportimeve të Al Jazeera, vendet arabe dhe islame reaguan duke dënuar mbylljen e kompleksit, duke theksuar se portat e Al-Aksës kanë qëndruar të mbyllura për rreth 12 ditë në një moment shumë të ndjeshëm të muajit të Ramazanit.

 

Ndërkohë, agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi më 16 mars se kufizimet ndaj hyrjes në kompleks vazhdojnë dhe se vendi i shenjtë ka mbetur i mbyllur për 17 ditë radhazi, duke penguar mijëra besimtarë të kryejnë faljet dhe ritualet fetare.

 

Vendimi i autoriteteve izraelite nuk ka prekur vetëm xhaminë, por edhe pjesë të tjera të qytetit të vjetër të Jerusalemit. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, për disa ditë janë kufizuar hyrjet në zonë dhe janë vendosur masa të rrepta sigurie përreth kompleksit fetar.

 

Kompleksi i Al-Aksës, i njohur nga myslimanët si Haram al-Sharif, është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit pas Mekës dhe Medinës dhe zakonisht mirëpret dhjetëra mijëra besimtarë, veçanërisht gjatë Ramazanit kur faljet e së premtes mund të mbledhin mbi 100 mijë persona.

 

Mbyllja e përkohshme e vendit të shenjtë ka shkaktuar reagime të shumta në botën arabe dhe islame. Tetë vende arabe dhe myslimane kanë dënuar publikisht kufizimet dhe kanë bërë thirrje për rihapjen e menjëhershme të kompleksit dhe respektimin e status quo-së historike të vendeve të shenjta në Jerusalem.

 

Kompleksi i Al-Aksës ndodhet në Jerusalemin Lindor dhe administrohet nga vakëfi islamik i Jordanisë, ndërsa siguria e tij kontrollohet nga autoritetet izraelite. Kjo strukturë e veçantë administrimi ka qenë prej dekadash burim tensioni politik dhe fetar.

 

Analistët paralajmërojnë se kufizimet e zgjatura në një nga vendet më të rëndësishme të Islamit mund të rrisin tensionet në rajon dhe të shtojnë reagimet në botën myslimane, veçanërisht në një moment kur konflikti në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm.


SHBA lejon cisternat iraniane të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit për të ruajtur furnizimin global

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent tha sot se SHBA-ja po lejon anijet cisternë iraniane të naftës të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit me qëllim ruajtjen e furnizimeve globale me naftë.

 

"Anijet iraniane kanë filluar të dalin dhe ne e kemi lejuar këtë të ndodhë për të furnizuar pjesën tjetër të botës", tha Bessent për CNBC duke shtuar se anijet cisternë që furnizojnë Indinë e kishin kaluar tashmë dhe se besohet se disa anije kineze po kalojnë gjithashtu.

Read more ...

XS
SM
MD
LG