Lidhje


Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe ndalon birësimet për çiftet LGBTQ+

Parlamenti i Sllovakisë ka miratuar një ndryshim të rëndësishëm kushtetues, ku tashmë do të njihen ligjërisht vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Po ashtu, ligji ndalon birësimet për çiftet LGBTQ+ dhe ndalon shtatzënitë përmes surrogateve.

 

Vendimi u miratua me një diferencë të ngushtë votash, pasi disa deputetë të opozitës iu bashkuan qeverisë së kryeministrit Robert Fico. Ky i fundit e quajti votimin si “diga e madhe kundër progresivizmit”, duke shtuar se ligji mbron “vlerat tradicionale”.

 

Amnesty International dhe grupe të tjera të të drejtave të njeriut e kanë cilësuar ndryshimin si një hap që do e bëjë më të vështirë jetën për komunitetin LGBTQ+, duke e afruar vendin me qeverinë e Orbanit në Hungari apo atë të Putinit në Rusi.

 

Presidenti Peter Pellegrini deklaroi se do ta firmosë amendamentin, ndërsa kritikët e shohin si një manovër të Ficos për të larguar vëmendjen nga pakënaqësitë ekonomike dhe reformat e ashpra që ka ndërmarrë.

Ndërkohë, raportimet thonë se partia e Ficos pritet të përjashtohet muajin tjetër nga Partia e Socialistëve Europianë, pas qëndrimeve të saj gjithnjë e më larg linjës progresiste.


I vetmi shtet në botë që ende i ka të mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë

Azerbajxhani ka vendosur të zgjasë deri më 1 janar 2026 mbylljen e kufijve tokësorë, duke mbetur i vetmi vend në botë që vijon të jetë i mbyllur që nga nisja e pandemisë COVID-19. Vendimi u firmos më 22 shtator nga kryeministri Ali Asadov, duke shtyrë afatin e mëparshëm të përcaktuar për 1 tetor 2025.

 

Ky “regjim i veçantë karantine” është në fuqi që prej pranverës së vitit 2020, kur shumica e shteteve mbyllën kufijtë për të frenuar përhapjen e virusit. Megjithatë, ndryshe nga pjesa tjetër e botës, që ka hequr kufizimet prej vitesh, Azerbajxhani ka mbajtur një politikë hermetike mbi qarkullimin tokësor. Prej marsit 2023 udhëtimi ajror është normalizuar, pa kërkesë për teste apo certifikata mjekësore, por hyrja dhe dalja nga vendi përmes tokës mbetet e ndaluar, përveç rasteve të jashtëzakonshme si transportet e mallrave.

Read more ...


“Liqeni” më i madh në botë po zvogëlohet me shpejtësi

Deti Kaspik, më i madhi pa dalje në oqeane, po përjeton një tkurrje dramatike që ka lënë brigje të thata deri në 50 kilometra larg vijës ujore. Shkencëtarët paralajmërojnë se ky fenomen, i nxitur nga ndryshimet klimatike, po shndërron lagunat në shkretëtira dhe po e bën të pavlefshme infrastrukturën portuale.

 

Që prej vitit 2020, niveli i ujit ka rënë me rreth 30 centimetra çdo vit, duke arritur në korrik 2025 nën minimumin historik të regjistruar. Projektime të reja tregojnë se edhe me një ngrohje globale të kufizuar në dy gradë, niveli i Kaspikut mund të bjerë deri në 10 metra krahasuar me vitin 2010. Në skenarët më të zymtë, humbja mund të arrijë deri në 18 metra.

Read more ...


Ministri gjerman i Mbrojtjes: Rusia, kërcënim gjithnjë e më i madh për NATO-n

Rusia po bëhet “kërcënim gjithnjë e më i madh” për NATO-n, tha të hënën ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius. Pistorius e tha këtë gjatë një vizite në Poloni dhe Lituani, në një kohë kur tensionet janë të larta në krahun lindor të aleancës ushtarake, për shkak të shkeljeve ajrore nga dronët rusë.

 

Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Pistorius tha se Moska po “teston aleatët e NATO-s me një shpeshtësi dhe intensitet në rritje”.Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po “përpiqet me qëllim ta minojë sigurinë evropiane dhe integritetin territorial të kombeve evropiane”, theksoi Pistorius.

Read more ...


Ish-ministri kinez dënohet me vdekje, gjykata: Mori mbi 37 milionë dollarë

Ish-ministri i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale i Kinës, Tang Renjian, është dënuar me vdekje me kusht nga një gjykatë në provincën Jilin, nën akuzën për marrje ryshfeti. Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Xinhua.

 

Sipas hetimeve, Tang ka marrë para dhe pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 268 milionë juanë (rreth 37.6 milionë dollarë amerikanë) gjatë detyrës së tij në pozicione të ndryshme nga viti 2007 deri në 2024. Gjykata e Changchun vendosi pezullimin e dënimit të tij me vdekje për dy vjet, duke theksuar se ai ka pranuar fajësinë dhe ka bashkëpunuar me drejtësinë.

 

Tang u përjashtua nga Partia Komuniste e Kinës në nëntor të vitit 2024, vetëm gjashtë muaj pasi ndaj tij nisi një hetim nga komisioni antikorrupsion dhe u shkarkua nga detyra.

 

Rasti i Tang vjen në kuadër të një fushate më të gjerë antikorrupsion të udhëhequr nga presidenti Xi Jinping, i cili në janar deklaroi se korrupsioni mbetet kërcënimi më i madh për Partinë Komuniste. Hetimi ndaj tij pason çështje të ngjashme që përfshinë edhe ish-ministrin e Mbrojtjes Li Shangfu dhe paraardhësin e tij Wei Fenghe.

Tang ka shërbyer si guvernator i provincës perëndimore Gansu nga viti 2017 deri në 2020, përpara se të emërohej ministër i bujqësisë.

 

XS
SM
MD
LG