Avokatët “braktisin” Thaçin në Hagë, ekipi i ish-Presidentit i kërkon Kurtit fonde
Më 12 gusht 2024, Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për rritjen e fondeve që do të mbulojnë nevojat për mbrojtje juridike të ish-krerëve të UÇK-së.Letra iu është dërguar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.Në këtë letër, Bordi i Fondacionit thekson se kufizimet e vendosura në shpenzimet për mbrojtjen juridike, të cilat janë përcaktuara me Udhëzimin Administrativ MD-NR.01/2024, kanë vënë ekipin mbrojtës të ish-presidentit Thaçi në një situatë të pamundur për të përmbushur detyrimet e tij.