Raport: Çështja e luftës në Palestinë, më e përdorura për keqinformim në Kosovë
Një ndër temat që janë përdorur më së shumti për krijimin e përmbajtjeve keqinformuese në muajt e fundit në Kosovë është lufta në Palestinë, raporton Anadolu.Kështu u bë e ditur nga një raport i publikuar nga platforma për kontrollin e fakteve në Kosovë “Hibrid”, ku u prezantua raporti i dytë vjetor për çrregullimin informativ në Kosovë “Prapa Ekraneve: Adresimi i Sfidave të Informimit në Kosovë II”.Qëllimi i këtij raporti është analizimi dhe raportimi mbi ekosistemin e çrregullimit informativ në Kosovë, derisa hulumtimi zbulon se si ngjarjet në fushën e politikës dhe atë socio-ekonomike ushqejnë prodhuesit e përmbajtjeve keqinformuese, rrjedhimisht ndikojnë edhe në aspektin e informimit e komunikimit.