Shifrat/ Si u bë parti e tretë PSD e Tom Doshit
Nëse gjatë fushatës së 14 majit tema e “non grata-s” së Berishës zuri një hapsirë të konsiderueshme, surpriza e këtyre zgjedhjeve u bë PSD, partia e një “non grata-je” tjetër. Dhe ndërsa për sanksionin amerikan, që nxiti bojkotin e votuesve ndaj “Bashkë fitojmë”, tani komentojnë të gjithë, për suksesin mararamendës të Tom Doshit, nuk flet pothuajse askush.
Por, mjafton vështrimi i shpejtë i shifrave të votës për këshillat bashkikakë, që ka bërë Lapsi.al, për ta thyer murin e heshtjes. Gjithësej shqiptarët i kanë dhënë afro 90 mijë vota dhe mbi 100 këshilltarë bashkiakë PSD-së.
Gjykata miraton një tjetër urdhër kontrolli ndaj Erion Veliajt
Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij. Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës "Harabel" në zonën e ish-Bllokut, ambient që dyshohet se përdorej nga familjarët e kryebashkiakut.
Vendimi i gjykatës është ekzekutuat paraditen e sotme nga agjentët e BKH, të cilët kanë administruar në këtë apartament dokumente, apo pajisje elektronike me vlerë për hetimin.
Regjistrimi i emigrantëve/ KQZ publikon të dhënat: Mbi 12 mijë aplikime deri më tani, 1 800 të miratuara. Grupmoshat dhe shtetet që dominojnë
Të paktën 12 536 kërkesa janë bërë deri më tani që nga hapja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 Majit, sipas të dhënave nga KQZ. Nga këto kërkesa, janë miratuar 1 859.
Nga këto, 8 768 ( 69.9%) janë meshkuj dhe 3 768 (30.1%) femra. Sa i përket grupmoshave, dominojnë më së shumti nga 26- 35 vjeç me 3 905 kërkesa ( 31.2%), ndjekur 36-45 vjeç me 3 438 ( 27.4%), 46-55 vjeç 2 348 (18.7%), mbi 56 vjeç 1597 (12.7%) dhe 18-25 vjeç 1 248 (10.0%).
Dosja e Suel Çelës, rrëzohet masa e sigurisë për gazetarin Elton Qyno, mbetet në burg gjyqtarja
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë "arrest në burg" për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu dhe për vëllezërit Xhino e Marsel Roka, të cilët cilësoheshin si “ushtarë” të bandës së Suel Çelës.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 14.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 2 akti, datë 06.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim M.R., Xh.R., E.Q., P.F., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 138, datë 22.11.2024 dhe nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: “Miratimin e vendimit n.138 datë 22/11/2024 dhe vendimit n.146 datë 27/11/2024 të Gjyqtarit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarit apelues z.M..R., z.Xh.R. dhe znj.P.F.”.
Unaza e Madhe rrit vlerën e pronës, agjentët imobiliarë: Apartamentet deri në 300 euro më shtrenjtë
Unaza e Madhe e Tiranës, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme për kryeqytetin, ka sjellë zhvillim dhe ka rritur vlerën e pronës në disa nga zonat më periferike. Në Shkozë, në Farkë, në zonën e fundit të Bulevardit të Ri dhe në Paskuqan aktualisht apartamentet po kushtojnë deri në 300 euro/metër katror më shtrenjtë.
“Pjesa më e madhe e ndryshimeve ka ndodhur në këto 6 muajt e fundit dhe sidomos tani që u mbyll i gjithë projekti. Zonat që janë prekur prej zhvillimit të Unazës së Madhe të Tiranës është zona e Paskuqanit, aty kemi nisur me çmime 750 euro dhe aktualisht flasim për 1000-1100 euro. Zona tjetër që ka pasur rritje është ajo e Farkës. Kur nisi projekti, aty ka qenë me 700 euro, tani ka shkuar me 1000 euro për metër katror. E njëjta gjë ndodh edhe në Shkozë. Zona e Farkës është më e lartë, Shkoza më pak, ndërsa Paskuqani është në trend rritjeje. Në të gjitha zonat që ka kaluar unaza ka pasur rritje çmimesh”, thotë agjenti imobiliar, Dorjan Sanxhaku