Mashtrimi me auditimet/ Ku shkuan paratë dhe cila ishte performanca e Veliajt?
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nën hetim nga SPAK-u, ndaj të cilit rëndojnë të paktën 4 akuza të rënda penale, pak muaj më parë kur u arrestuan drejtorët e tij hajdutë, të cilët doli i mbrojti duke i quajtur anëtarët e një organizate që kishte bërë punë të mira në kryeqytet, filloi të prodhonte edhe disa gënjeshtra. Jo vetëm gënjeshtra publike dhe politike, por edhe nga këto justifikueset për skandalet e tij.
Së pari, tha se do të thërriste një kompani angleze për auditim, një kompani e “Tony Blair”, që të paguante edhe disa para të tjera për organizatën “5D” që kishte brenda Bashkisë së Tiranës.