Lidhje


Aksioni/ Automjetet që bllokojnë korsitë publike do të zhvendosen në komisariat

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se, për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin, janë ndërmarrë masa të reja për të liruar hapësirat e zëna nga parkimet e gabuara.

 
Në këtë kuadër, automjetet që parkojnë në korsitë e dedikuara për transportin publik, korsitë e emergjencës dhe vendkalimet për këmbësorë do të spostohen dhe zhvendosen në komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës.

Read more ...


Propozimi i Berishës për dy gjinitë, Kujtim Gjuzi: Ti ke kryetarin e grupit, mbështetës të LGBT

Përgatitja e partive të vogla opozitare për zgjedhjet e 11 majit u diskutua në ‘Studio Live’ me kreun e Partisë Konsevatore, Kujtim Gjuzi, avokatin Zaçe Islami dhe Sidi Hasanaj nga demokratët euro-atlantikë. Gjuzi komentoi për Arbër Hitajn edhe propozimin e Berishës për dy gjinitë. Sipas tij, Berisha po kopjon Trump, por në grupimin e tij ka njerëz që mbështesin lëvizjen LGBT, duke përmendur me emrin Gazment Bardhin. "Na pëlqen s’na pëlqen, është varianti i Trump. Berisha nuk mund të jetë lideri i një katundi. Shqipëria është nga të parët vende në Evropë.

Read more ...


E dhimbshme/ Ishte duke folur për gazetarët për të birin, babai i 54-vjeçarit sheh momentin e rëndë kur palombarët gjejnë trupin e pajetë

Valmir Lame është gjetur i mbytur pasditen e sotme në një rezervuar në Korçë, disa ditë pasi ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij. Babai i 54-vjeçarit foli për mediat duke treguar se muajt e fundit i biri kishte paraqitur probleme shëndetësore dhe kishte shfaqur dhimbje të forta koke, për të cilat ishte duke u ekzaminuar.

 

Por ndërsa ishte duke folur me gazetarët, ai ka parë dhe momentin e rëndë kur palombarët kanë gjetur dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të të birit.

Read more ...


Rritet Euro, shkon në 100 Lekë

Pas disa muajsh zhvlerësimi në raport me Lekun monedha evropiane ka fituar pikë, duke u këmbyer me 100 Lekë. Kjo është vlera e kursit të këmbimit valutor Bankës së Shqipërisë për këtë fund Janari, duke shënuar kështu realitet të ri me një rritje me 3 pikë. Vetëm këtë fillim Janari monedha evropiane ra në vlerën e 97.87 Lekë, duke pasur një mbiçmin të monedhës vendase.

 

Gjithashtu rritje kanë pësuar edhe monedhat e tjera si Dollari amerikan dhe Paundi britanik. Ndërkohë që edhe në pikat private të tregut valutor, Euro këmbehet me 99,3 Lekë. Një rritje me mbi dy pikë, e krahasuar me një javë më parë.

Read more ...


Durrës! Urbani i zë poshtë dorën pasagjerit, shoqërohet në polici shoferi

Një incident ka ndodhur sot në lagjen nr. 12 të Durrësit, në një nga autobusët e linjës së Unazës. Sipas informacioneve paraprake, një pasagjer rreth 60 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur, ka humbur ekuilibrin dy herë. Fillimisht, ai është rrëzuar brenda autobusit, ndërsa më pas ka humbur sërish kontrollin në momentin e zbritjes nga mjeti i transportit publik.

 

Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se, teksa autobusi është nisur nga stacioni, një nga rrotat e tij i ka zënë poshtë dorën pasagjerit të dehur. Për pasojë, shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat për veprime te mëtejshme procedurale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG