Përmbyten 200 banesa në Durrës, banorët në protestë: Na erdhi uji te dysheku…
Rreth 200 banesa në zonën e ish-kënetës në Durrës janë përmbytur ditën e djeshme për shkak të reshjeve të shiut. Rreth 50 persona janë mbledhur për të protestuar pasi ka munguar ndërhyrja e emergjencave civile qoftë për ti shkuar në ndihmë apo për të parë dëmet që kanë pësuar banesat.
Disa nga banorët kanë folur këtë të enjte për Euronews Albania ku janë shprehur se nëse nuk veprohet ata do të vijojnë të protestojnë. Një grua u përlot ndërsa fliste para kamerave teksa shprehej se ky është viti i tretë që përmbyten dhe nuk shohin të veprohet.